Ahmeti: Me këtë proces demokratik shfaqëm mundësinë, rritëm vlerën dhe konkurencën

vull

Komisioni Zgjedhor Partiak pranë Bashkimit Demokratik për Integrim sot ka realizuar procesin zgjedhor brenda partiak për zgjedhjen e kryetarëve të degëve, anëtarëve të degëve, këshillave vendor dhe anëtarëve të këshillave vendor në 10 degë të BDI-së edhe atë në Bogovinë, Bërvenicë, Zhelinë, Vrapçisht, Tearcë, Çashkë, Studeniçan, Dollnen, Gostivar dhe Tetovë.

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti në një konferencë për shtyp ka folur mbi këtë proces zgjedhor e njëkohësisht ka bërë publik emrat e kryetarëve të zgjedhor në degët e lartëpërmendura.

Në vazhdim ju sjellim të plotë fjalimin e kryetarit Ahmeti:

Të nderuar të pranishëm,

Të dashur qytetarë,

Të dashur anëtar të BDI-së,

Elektorat i BDI-së,

Të nderuara mediume,

Me këtë rast, dua të falenderoj Komisionin zgjedhor partiak të Bashkimit Demokratik për Integrim për drejtimin dhe menaxhimin e një procesi zgjedhor që për herë të parë instalohet jo vetëm në vendin tonë por edhe në rajon, një anëtar – një votë.

Unë sot jam njeriu më krenarë në këtë vend sepse kam insistuar që BDI-ja të demokratizohet, BDI-ja të bëhet pjesë e pranueshme për çdo qytetarë që ai të shoh mundësinë, të shoh garën, konkurencën, sepse kështu rritet vlera, kështu forcohet demokracia dhe sot është zhvilluar një garë brenda shtëpisë së BDI-së, këtu në këtë garë nuk ka hatërmbetje sepse përsëri je i shtëpisë, përsëri je vajzë, djal, grua, burrë i një procesi 20 vjeçar që ke siguruar fitore për 20 vite, për çerek shekulli, nuk është punë e vogël dhe nuk është punë e vogël të marish guxim të hapish procese të reja dhe zgjedhje të brendshme.

Në këto zgjedhje në 10 degë të BDI-së janë regjistruar 10.423 anëtar prej të cilëve kanë votuar 75%. Janë zhvilluar zgjedhje sot në degën e Bogovinës, Bërvenicës, Zhelinës, Vrapçishtit, Tearcës, Çashkës, Studeniçanit, Dollnenit, Gostivarit dhe Tetovës.

U zbatua demokracia e drejtëpërsëdrejti jashtë mase duke zbatuar parimin një anëtar një votë por çdo strukturë e BDIO që nga kryesia e këshillit vendor, kryetari i këshillit vendor, kryesia e degës deri tek kryetarët e degës.

Pas regjistrimit, ka filluar fushata e të gjithë kandidatëve për dy javë dhe shpalosën programin e tyre. Bashkëpartiakë, andaj sot në ditën zgjedhore anëtarët në 10 degët tona me votën e tyre zgjodhën kryetarët e degëve si vijon:

Bogovinë – Besnik Emshiu

Bërvenicë – Arkin Jahiji

Zhelinë – Emir Sulejmani

Vrapçisht – Nebi Rexhepi

Tearcë – Nuhi Neziri

Çashkë – Nafi Durmishi

Studeniçan – Ejup Abazi

Dollnen – Xhemil Qamili

Gostivar – Valdet Xhaferi

Tetovë – Faton Ahmeti

Uroj të gjithë të zgjedhurit për kryetar dege, për anëtar dege, për kryetar të këshillave vendor dhe anëtar të këshillave vendor dhe komisionin zgjedhor për zbatimin e këtij procesi.

Kjo ditë është shumë e rëndësishme për BDI-në, dy dekadat e ardhëshme i nisëm duke i prirë një procesi demokratik dhe ky proces nuk do të ndalet këtu por do të vijojë dhe në degët tjera duke e bërë BDI edhe më të fortë e më demokratike dhe më të përgjegjshme, që të jemi të qytetarëve, për qytetarët dhe me qytetarët, sigurisht që të gjithë bashkë jemi më të fortë dhe të pamposhtur.

Next Post

VALDET XHAFERI ZGJIDHET KRYETAR I DEGËS SË BDI-së NË GOSTIVAR

BDI sot ka mbajtur zgjedhje për kryetar degash të kësaj partie. Kreu i partisë, Ali Ahmeti në një konferencë për mediat shpalli rezultatet. “Kryetar dege i BDI-së në Gostivar është zgjedhur Valdet Xhaferi, ndërsa në Tetovë Faton Ahmeti. Në Bogovinë, Besnik Emshiu, në Bervenicë, Arkin Jahi, Zhelinë-Emir Sulejmani, Vrapçishtë – […]

Subscribe US Now