Arijanit Hoxha, ministër i MBPEU: Qoftë kjo korrje me bereqet në të gjitha fushat me drithë tek ne dhe në gjithë botën!

vull

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arijanit Hoxha bëri të ditur se sot ka patur kënaqësinë të jet pjesë e ngjarjes solemne të fillimit të korrjes në fushat me grurë të ZK Pelagonisë.

“Nuk ka gëzim më të madh për fermerin sesa kur arrin të korr frytet e punës së tij. Gëzim edhe më i madh është atëherë kur viti është i frytshëm dhe korrja është e pasur, ky është shpërblimi më i mirë për mundin e dhënë. E gjithë puna e tyre, e gjithë koha e përkushtuar dhe e gjithë dashuria që fermerët japin në fushat e tyre me grurë, le t‘u kthehet atyre si bekim përmes korrjes së begatë,” u shprehë Hoxha.

Në vazhdim ministri Hoxha, shtoi se në kushtet klimatike që ka  vendin tonë, kultivimi i kulturave të  drithërave është me të vërtetë i shkëlqyer, kjo vlen posaçërisht për rajonin e Pellagonisë, hambarin tonë më të madh të drithit.

“ E gjitha kjo dëshmohet nga të dhënat e njësive rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, sipas të cilave sipërfaqja e punueshme me grurë në vitin 2021 është rreth 79,000 hektarë, që paraqet një rritje prej rreth 7% në krahasim me vitin 2020. Këtë vit, ne presim rendiment mesatar prej rreth 3,200 deri në 3,500 kg / ha ose në total prej rreth 260,000 ton grurë,” përfundoi Hoxha

Next Post

Drejtori i APRMV, Demiri : Përforcimi i kapaciteteve për punësimin e mbështetur të të rinjve

Drejtori i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Abdush Demiri sot, në punëtorinë on-line në kuadër të projektit “Pilotimi i shërbimeve mbështetëse për punësimin e të rinjve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, e mbështetur nga Qeveria Austriake dhe UNDP-ja, theksova se punësimi është një nga faktorët […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: