ASH-AAA: Një muaj pas tragjedisë në Tetovë, askush nuk mban përgjegjësi

vull
0 0
Read Time:1 Minute, 9 Second
U mbushën një muaj nga tragjedia në spitalin modular në Tetovë, ku 14 qytetarë të Tetovës u dogjën për së gjalli dhe deri më sot ende nuk ka as përgjegjësi morale dhe as ligjore. U fol shumë për hetime, ekspert ndërkombëtarë, por ende nuk kemi asnjë epilog nga këto hetime. Sot lirisht mund të konstatojmë se gjyqsori i politizuar dhe regjimi hibrid i LSDM-së dhe BDI-së, konfirmuan të gjitha paralajmërimet tona. Kjo qeveri përveç që dogji 14 jetëra dhe zemrat e të gjithë neve, u tall edhe me dhimbjen e familjarëve të viktimave. Aktrimet për gjoja dorëheqje për të cilat poashtu ne paralajmëruam, poashtu rrezultuan siç thamë ne, një mashtrim i madh dhe tallje me familjarët.
Sot, nuk kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi nga ju që e dëshmuat se jeni të papërgjegjshëm. Sot, ju paralajmërojmë se drejtësia do të vijë, do të godas mbi të gjithë ju që me krim dhe korrupsion vodhët edhe nga shëndeti i qytetarëve, nga siguria e institucioneve bazë dhe nga çdo gjë tjetër që lidhet me sigurinë e qytetarëve. Ju e dëshmuat se jeni të rrezikshëm për jetën e çdokujt në këtë vend, andaj ftojmë qytetarët që bashkërisht të heqim këtë rrezik për jetën e të gjithë neve dhe të më pas të nxjerrim para drejtësisë të gjithë ata që na nxijnë jetën për këto dy dekada.
Adnan Neziri, deputet i Aleancës për Shqiptarët
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

Qoku: Drejtorët e BDI-së të ndalojnë presionin ndaj mësimdhënësve

Të nderuar përfaqësues të mediave, Të nderuar qytetarë Ditëve të fundit, shumë mësimdhënëse dhe mësimdhënës nga shkollat fillore dhe të mesme kanë denoncuar një dukuri sa shqetësuese aq dhe e ulur për shoqërinë tonë. Disa drejtorë, të urdhëruar nga partia në pushtet, BDI, kanë ushtruar presion, kërcënime dhe kushtëzime, nga […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: