Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Basri Mehmedalija:Lëvizja Besa dhe Bilall Kasami – drita e shumëpritur në fund të tunelit!

1 min read
Lëvizja Besa dhe Bilall Kasami – drita e shumëpritur në fund të tunelit!
Ditë e shënuar për qytetarët e Tetovës, fillimi i ri në drejtimin e qeverisjes lokale drejtë punës, progresit dhe zhvillimit. Ju faleminderit nga zemra për përkrahjen dhe mundësinë për të dëshmuar në mandatin e ardhshëm që Tetova mundet, meriton dhe do të qeveriset ndryshe dhe me dinjitet!
Besimi juaj rekord flet për pritshmëritë e mëdha nga qeverisja e Lëvizjes Besa dhe Prof. Dr. Bilall Kasamit. Do të punojmë që pritshmërive të larta dhe besimit të madh t’i përgjigjemi me rezultate të shkëlqyeshme. Përpara na presin sfida në të mirë të qytetit, të cilat me përkrahjen dhe besimin tuaj do ti zgjidhim.
Bashkë, na priftë e mbara!
FALEMINDERIT nga ❤,
Basriu