Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

BDI: Nuk ka kthim prapa nga rruga e zhvillimit, më 31 Tetor rrethoni numrin 3

5 min read

Në konferencën e sotme për shtyp, Bashkimi Demokratik për Integrim kashprehur vlerësimin për fushatën zgjedhore në tërësi duke e cilësuar sidëshmi e pjekurisë demokratike të vendit dhe rezultatin e arritur nërrethin e parë të zgjedhjeve lokale më 17 Tetor. Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani deklaroi seprocesi zgjedhor i rrethit të parë ka qenë nga më të suksesshmit, jovetëm për arsye të rezultatit të arritur të BDI-së, por mbi të gjithapër suksesin dhe përkrahjen e madhe për agjendën e blertë të rëndësishmepër zhvillimin e komunave dhe shtetit në përgjithësi në një dimension mëtë avancuar dhe cilësor.Ai ka apeluar deri te qytetarët që më 31 Tetor të dalin dhe të votojnëpër ti hapur rrugën e realizimit programeve të Bashkimit Demokratik përIntegrim me projekte për zhvillim edhe më cilësor të komunave të vendit.Osmani ka bërë thirrje edhe që të votohet Petre Shilegov si kryetar iQytetit të Shkupit për të siguruar vazhdimësinë e zhvillimit të qytetit,avancimin e tij infrastrukturor dhe për të pasur një qytet i cili do tëjetë i barabartë për të gjithë.Në vazhdim po ua dërgojmë fjalimin e plotë nga konferenca për shtyp:Të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar qytetarë,Sot është dita e fundit e fushatës, para rrethit të dytë të zgjedhjevelokale, të dielën më 31 tetor.Simbolikisht, edhe sot do të na dëgjoni ne, politikanëve, kandidatëve,pretendentët për kryetarë komunash, ndërsa nga nesër ju flisni. Nganesër fjalën e keni ju, zëri juaj e ka radhën: të mendoni, të vlerësonidhe të dielën zërin tuaj do ta dëgjojmë ne.Dhe kjo është e mira, prandaj ky është përfitimi më i madh idemokracisë. Mundësia që me votën tuaj të vendosni edhe për atë se kushdo ta udhëheqë pushtetin lokal, kush do të jenë kryetarët e komunave, tëcilët do t’i rregullojnë rrugët dhe trotuaret tuaja, kush do të jenënjerëzit që do të kujdesen për lagjet dhe shkollat tuaja, si dhe kush dotë jenë përfaqësuesit politik që do të zgjedhin drejtimin në të cilin dotë zhvillohen komunat tuaja.Jam i kënaqur që kishim fushatë të gjerë, informative dhe garuese në tëcilën qytetarët morën pasqyrë reale për të gjitha ofertat. Fushata ishtefer, me mundësi të barabarta që secili ta prezantojë ofertën e tij dhevendimin të cilin të dielën do ta bartë secili nga ne, do të jetëinformues dhe me pozicione të qarta politike.Të nderuar qytetarë,Për ne nga BDI këto janë një prej zgjedhjeve më të suksesshme. Këtu nukflas vetëm për rezultatin e rrethit të parë me mbi 100 mijë vota dhedisa komuna të fituara, por për suksesin e partisë që të imponojë njëmendim të ri politik- tërësisht ofertë e re, e cila është shumë erëndësishme edhe për zhvillimin e Komunave dhe zhvillimin e shteti nëpërgjithësi.Përskaj rezultatit, ne jemi krenarë që Agjenda e blertë u imponua sinarracion i obligueshëm politik i gjithë shoqërisë, proces që hy në njëfazë të strukturuar, e parashikuar nga e cila kthim mbrapa nuk ka;përkundrazi, me suksesin që e presim edhe në rrethin e dytë të Agjendëssë blertë mbetet obligim edhe për përfaqësuesit e pushtetit lokal,ndërsa drejtpërsëdrejti edhe për Qeverinë dhe të gjithë institucionet etjera dhe vepruesit shoqëror.Qytetarët duhet ta dinë se të dielën kanë zgjedhje për një ofertë dhekoncept të qartë, nga njëra anë, dhe një koalicioni të pakuptueshëm meideologji dhe qëllim politik të paqartë nga ana tjetër. Ne dhekoalicioni ynë i gjerë kemi ofertë të qartë: Teuta Arifi për Tetovën, nëprogramin e së cilës gjenden projektet më të rëndësishme të Agjendës sëblertë, nga trajtimi i ujërave të zeza, gazifikimi i qytetit e deri terealizimi i korridorit 8-të, në këtë linjë është edhe Nevzat Bejta përGostivarin- i çmuar, punëtor dhe kandidat I suksesshëm, i cili jo vetëmqë do të sigurojë perspektivë të re për Gostivarin, por edhe do tëparaqesë edhe një lloj garance për të gjitha investimet në rajonin ePollogut.E njëjta vlen edhe për kandidatët tanë tjerë, pa dallim se a bëhet fjalëpër Visarin këtu në Çair, ose për Ridvanin në Haraçinë, nëse përFatmirin në Zhelinë apo për Fatmirin në Kërçovë; pa dallim nëse bëhetfjalë për Hekuranin në Dibër, Ramizin në Strugë, Nebiun në Vrapçishtë,Nuhiun në Tearcë, Suadin në Çashkë, Urimin në Dollnen, Ejupin nëStudeniçan ose Besnikun në Bogovinë; pas çdo kandidati tonë qëndron edheAgjenda e blertë që është detyrimi ynë i ndërmarrë para qytetarëve nëkëto zgjedhje. Është kjo një zgjidhje e mirë, që jo vetëm se ështëgaranci për Agjendën e Blertë në komunat tona por edhe garanci përzbatimin e saj në rrjedhat shoqërore.Jo më pak e rëndësishëm është zgjedhja jonë për kryetarin e kryeqytetit.Shkupi është qytet i rëndësishëm për të gjithë qytetarët e tij, ndërsaPetre Shilegov e dëshmoi pikërisht këtë, se Shkupi mund të jetë qytet igjithë qytetarëve të saj. Katër vitet e fundit pamë se çka do të thotëzhvillim i barabartë i qytetit, pa dallim nëse në disa rajone tëcaktuara jetojnë shqiptarë, maqedonas, turq, boshnjakë, romë, serbë apovlleh.Shkupi mbetet qytetet i të gjithëve, qytet për të gjithë- dhe këtë duhetta ruajmë. Kjo është e rëndësishme edhe për ne shkupjanët, por është erëndësishme edhe për ambientin multikulturor të shtetit, në përgjithësi.