BDI: Vijojmë me lajme të jashtëzakonshme në lidhje me kujdesin e Qeverisë për komunat dhe qytetarët tanë

vull
Sot edhe zyrtarisht qeveria miratoi grupën e dytë të proekteve nga shpërndarja e mjeteve të koncesionerit TAV me qëllim të realizimit të projekteve infrastrukturore të cilat do të përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve tanë.
Si edhe herën e parë, bëhet fjalë për investime në çerdhe, shkolla, infrastrukturë të rrjetit nëntokësor dhe kanalizime, rindërtim dhe meremetim të rrugëve lokale dhe rajonale, projekte këto të cilat vërtet janë të rëndësishme për qytetarët e vendit.
Ja proektet e miratuara sot:
1. Ndërtimi i Qendrës për të rinjë në Zhelinë – 18.296.250,00 denarë
2. Rekonstruimi i qendrës së qytetit të Kërçovës – 49.952.482,00 denarë
3. Rregullimi i shtegut të lumit Shkumbin në Tetovë – 29.984.600,00 denarë
4. Zgjerimi i shkollës fillore “Ismaili Qemajli” në Cërnilishtë të Dollnenit – 12.957.675,00 denarë
5. Rekonstruimi i Spitalit të qytetit të Gostivarit – 29.569.375,00 denarë
6. Ndërtimi i morgut tek varezat në Kërçovë – 23.363.206,00 denarë
7. Rrugë lokale në fshatin Banishtë të Dibrës – 5.890.317,00 denarë
8. Rruga 1 dhe 2 në Bllokun 3 lok. A në Dibër – 6.167.427,00 denarë
9. Projekt themelor për rrugë në BU 8 në Strugë – 66.961.676,00 denarë
10. Projekt themelor për shtratin e lumit në Hotël të Likovës – 20.162.930,00 denarë
11. Rruga Krushopek – qendër rekreative Saraj – 13.591.500,00 denarë
Next Post

Tiranë: “Ka nis operacioni Jakat e Bardha” radhën për t’u arrestuar e kanë deputetë, ministra dhe ish-ministra

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar çoi sot pas hekurave kryebashkiakun e Lushnjes si dhe 10 zyrtarë e biznesmenë në këtë qytet. Prangosja e Fatos Tushes me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, është një nga arrestimet në nivele të larta zyrtarësh në vitet e fundit. Një ndër […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: