Besart Guxhufi pjesë e Beshiktashit të Turqisë (FOTO)

vull

Të kesh një talent në shtëpi dhe të mos e dish apo të jesh neglizhent ndaj tij kjo flet shumë për klubet profesioniste në vend në mënyrën e funksionimit!

Kështu nuk ndodh me Beshiktashin e Turqisë skuadër kjo e cila me çdo kusht e deshi dhe më në fund e bindi të nënshkruaj, 16-të vjeçarin Besart Guxhufin.

Mbiemri Guxhufi i njohur jo vetëm në Shkup që më herët pasi pjesë e futbollit kanë qenë edhe dy vëllezërit e tij Blerim dhe Burim Guxhufi.

Babi i futbollistit, Besart Guxhufi për “KohaNews” shprehet i lumtur për këtë transfer të madh që i ka ndodhur të birit të tij drejt kampionatit turk duke i uruar sukses dhe ambientim të shpejt me kohë edhe në formacionin e parë.

“Ka nënshkruar kontratë 5-të vjeçare, është në moshë të re vetëm 16-vjec dhe sezonin e fundit ishte pjesë e Bellasicës së Strumicës ku dhe ra në sy nga skautet e klubeve të ndryshme por më insistues ishin nga Beshiktashi andaj dhe vendosëm që ti besojmë këtij projekti duke vendosur dhe firmën,” Guxhufi.

Besar Guxhufi karrierën e tij e ka nisur në Al Barsa për të qëndruar në grupmoshat e reja të Vardarit për 4 vite e gjysmë dhe gjysmë sezoni qëndroi në Bellasicë me çka prej këtij viti është pjesë e kampionatit turkë.

Next Post

Zv/Drejtësisë, Nuhiu: Policia e pyjeve dhe gjykatat patjetër te respektojnë praktiken e gjykatës se Strazburgut

Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu ka bërë të ditur se Policia e Pyjeve dhe organet e drejtësisë do të jenë të detyruara të zbatojnë testin e proporcionalitit kur shqiptojnë dënime kundërvajtëse sipas Ligjit për Pyje dhe njëkohësisht bëjnë sekuestrimin e mjeteve transportuese dhe drunjëve të prera pa leje paraprake. “Masa […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: