Bexheti, inspektoi punimet tek rruga në Kopanicë

vull

Kryetari i komunës Blerim Bexheti, ka inspektuar punimet që po zhvillohen në rrugën kryesore në vendbanimin Kopanicë. Fillimisht është bërë zgjerimi I rrugës, është nxjerrë asfalti I vjetër dhe është shtruar me tampon.

Punimet zhvillohen në faza dhe sipas asaj që e kërkon nevoja, pasi që toka është e butë. Kryetari, Bexheti, tha se ndërtimi I kësaj rruge ishte më se nevojë, pasi që rruga e vjetër thuajse ishte e pa kalueshme për komunikacion normal, pasi që në disa vende kishte edhe shembje. 


“ E konstatuam si nevojë të domosdoshme që kjo rrugë të bëhet tërësisht e re, nuk kishte hapësirë për rrikonstruim, pasi që dëmtimet ishin të mëdha, por fatmirësisht nuk u shkaktua ndonjë aksident. Rruga ka një gjatësi prej 4 kilometra, asfaltimi do të fillojë nga rruga rajonale Saraj-Bojanë, deri në dy hyrjet të vendbanimit Kopanicë.

Rruga e re bëhet me standarde shumë të larta dhe do të ketë një gjerësi prej 5 metra asfalt, ndërsa pjesët anësore do të tamponohen. Është investim I komunës së Sarajit dhe një pjesë edhe Qyteti i Shkupit”, shprehet, Blerim Bexheti, kryetar I komunës së Sarajit.

Next Post

Ngjarje tragjike në Gostivar (foto nga hyrja ku ka ndodhur)

Një ngjarje e rëndë tragjike ka ndodhur në qytetin e Gostivarit me çrrastë ka mbetur e vrarë një grua e moshës 78 vjeçare me iniciale S.T., motivi që çoi deri në vrasjen e 78 vjeçares akoma nuk dihet. Në spital, mësohet se kanë përfunduar edhe 2 persona të tjerë. Burimet […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: