Dalin pamjet nga prishja e restorantit të Kokëdhimës (VIDEO)

vull

Mësohet se IKMT e mbështetur edhe nga policia kanë prishur restorantin e Kokëdhimës në Porto Palermo, pasi ishte një ndërtim pa leje. Sipas IKMT restoranti në një sipërfaqe prej 2 mijë metra katror ishte i ndërtuar pa leje.

 

“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të prishë bar-restorantin “Panorma” në Porto-Palermo, i ekspozuar publikisht pas një skandali të pronarit me disa turistë spanjollë dhe dy shoqëruesit e tyre shqiptarë. Objekti rreth 2 mijë metër katror, i ndërtuar në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, rezulton pa leje, ndërkohë që shfrytëzonte kundrejt pagesës edhe pjesën e plazhit”, thuhet në njoftimin e IKMT.

Në këtë operacion, IKMT nuk ka hasur në kundërshtime të qytetarëve. Çdo veprim i saj ka qenë i koordinuar ngushtësisht me policinë e shtetit. Menjëherë pas përfundimit të këtij operacioni, IKMT do të vijojë punën në gjithë vijën bregdetare te vendit.

Next Post

Biden – miku i madh i shqiptarëve po kryeson anketat tek demokratët për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden po udhëheq në garën e brendshme të demokratëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Anketat po tregojnë epërsinë e tij ndaj kundërkandidatëve të tjerë, përfshirë senatoren e Masaçusetsit, Elizabeth Warren, raporton Zëri i Amerikës.   Pavarësisht se ai është 76 vjeç, Bideni mbetet një politikan energjetik. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: