Në kumtesën e lëshuar nga Lëvizja Ilirida bëhet e ditur se me 29 maj do të mbahet debat me temë: “Republika e Iliridës – zgjidhje fundamentale e funksionimit të barazisë në RMV”, që do të organizohet me qëllim të promovimit të idesë për bashkëveprim mbi kauzën e Federalizmit.
Më tutje në kumtesë bëhet e ditur se çdo intelektual shqiptar është i mirëseardhur për të kontribuar në debatin që do të mbahet në sallën e Komunës së Tetovës, nga ora 12:00!