Ernest Gjoka zyrtarisht është kampion me Shkëndijën dhe kryetrajneri nuk ka fshehur kënaqësinë për arritjen me kuqezinjtë.

vull

Kur ekipi mbyll matematikisht garën për titullin e kampionit katër xhiro para fundit të sezonit dhe skuadra e tifozeria përfshihet nga një festë e munguar në një vit turbulent e me shumë kufizime shkaku i pandemisë me Covid-19, shumë të drejtë do ketë trajneri Ernest Gjoka që preferon të festohet në vend se të analizohet ndeshja e fituar 3:1 me Borecin në kuadër të xhiros së 29-të në LPFMV. Kuqezinjtë janë zyrtarisht kampionë të sezonit 2020/2021, pasi me fitoren e sotme mbahet distanca prej 15-të pikëve me Shkupin, që me katër xhiro dhe 12 pikë të mbetura në lojë deri në fund edhe matematikisht mbyll dilemat. Talakov shënoi për Borecin për epërsi 0:1 pas pjesës së parë, ndërsa në vazhdim gjërat erdhën në vendin e duhur kur Murati, Ibraimi dhe Hebaj fiksuan fitoren 3:1, me të cilën festa tashmë mund të fillonte.

Ernest Gjoka: Sigurisht është kënaqësi e veçantë, është lumturi e veçantë, sepse puna jonë, e trajnerit, e skuadrës, e futbollistëve është kur del kampion. Ne e kemi punë që gjithë vitin të jemi nën presionin dhe stresin e rezultatit që në fund të arrijmë dhe ta përmbyllim me trofe. Kështu që jam i lumtur. Jam i lumtur për veten time, për stafin tim, sepse që në fillim thamë atë që do bëjmë dhe bëmë atë që thamë. Dhe kjo është lumturia më e madhe. Tashmë na ngelin edhe katër javë tjera, që të jemi korrekt me kampionatin, me  veten tonë për të vënë ato baza që do na duhen për nesër.”

Ernest Gjoka: “Nuk shmang pyetjet për ndeshjen, por në një moment gëzimi e lumturie, të fillojmë të bëjmë analizë nuk ka vlerë them unë nga ana profesionale. Kështu që më mirë të dy ne të themi diçka tjetër më të lumtur, më të bukur, më të mirë dhe të festojmë bashkë me tifozët që sot bënë atë mrekulli. “Ballistët” jashtë na pritën dhe krijuan atmosferë festive. Kjo është gjëja më e bukur që mund të themi sot.”

Next Post

Burek King nga Zvicra ndanë 500 iftare në Kërcovë

Mesazhi i mërgimtarve në Zvicër “BUREK KING” i cili na emocionoi pa masë. Zoti i shpërbleftë.Amin! Mesazhi nga Stafi i BUREK KING (Luzern): “Bëj mirë, ashtu siç Allahu ka bërë mirë ndaj teje” (Kasas 77). Të dashur dhe shumë të respektuar bashkëvendas,me iniciativë të stafit të burektores Burek King në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: