Grubi, Bekteshi dhe Nuredini përuruan rrjetet e ujësjellësit në Llojan, Sllupçan dhe Orizare të komunës së Likovës

vull

Sot, Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z. Naser Nuredini dhe ministri i Ekonomisë z. Kreshnik Bekteshi kanë vizituar komunën e Likovës e më saktësisht vendbanimet Llojan, Sllupçan dhe Orizare.

Në vendbanimin Llojan është përuruar fillimi i punimeve për ndërtimin e rrjetit sekondar të ujësjellësit. Qeveria për këtë projekt nga Programi TAV i ka ndarë komunës së Likovës shumën prej 22.021.091,95 denarë, ndërkohë që krahas këtij projekti në këtë vendbanim bëhet edhe rekonstruimi i rezervuarit për ujë të pijshëm.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi më tej ka qëndruar edhe në Sllupçan ku gjithashtu është përuruar fillimi i punimeve të sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm, projekt ky në vlerë prej 27.934.673,00 denarë. Ky projekt financohet në bashkëpunim mes ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe komunës së Likovës.

Next Post

Zaev: Masat kanë arritur qëllimin, numri i të vaksinuarve është në rritje

Kreu i ekzekutivit sot ka prezantuar fushatën për vaksinim me moton “Për momente të lumtura, vaksinohu”, transmeton Alsat. Zaev tha se masat e reja kufizuese të Qeverisë po japin efekt dhe se është rritur numri i qytetarëve të interesuar për vaksinim. “Piku i ri dhe varianti i ri Delta po […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: