Grubi në Programin 200: Punojmë në tejkalimin e ngërçit me Bullgarinë

Kohanews Admin
0 0
Read Time:56 Second

I ftuar në Programin 200 në Alsat, sonte ishte Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi i cili ka folur mbi kontestin me Bullgarinë e duke thënë se po punohet në zgjidhjen e këtij problem me vendin fqinjë.

“Kam besim në punën që ne e bëjmë 100%, por nuk varet çdo gjë nga ne, varet edhe nga pala bullgare në këtë drejtim, varet pak edhe nga lehtësimi që mund të bëjnë në këtë rast miqtë tanë në Uashington dhe në Bashkimin Europian të cilëve ju jeni mirënjohës pafundësisht sepse po tregojnë interes ashtu siç kanë bërë gjatë anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Ministria e punëve të jashtme e Bullgarisë ka dërguar sugjerimet e veta në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes të nënshkruar në vitin 2017 mes Zaev dhe Borisov dhe tashmë MPJ e jona bashkë me ekipin dhe kryeministrin Zaev kanë përpiluar përgjigje ndaj sugjerimeve dhe interpretimeve të tyre lidhur me zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe jo më larg se sot kryeministri Zaev ka pasur kontakte direkte me autoritetet e reja bullgare dhe me presidentin Radev në mënyrë që të tejkalohet ky ngërç”, ka theksuar kështu Grubi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

Grubi në Programin 200: Më 14 Dhjetor presim një sinjal pozitiv

Duke folur më tej mbi zhvillimet që po ndodhin mes dy vendeve, Grubi gjatë intervistës tha se do të ishte një arritje e madhe sikur vendi më 14 Dhjetor të merr një sinjal pozitiv. “Optimizmi vjen nga disponimi i informacionit, dmth kemi informacion të plotë për zhvillimet mes Shkupit dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: