Grubi-Silvestri: Procesi i regjistrimit të popullsisë i rëndësishëm për RMV-në
1 min read
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi takoi sot ambasadorin e Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Andrea Silvestri.
Gjatë këtij takimi Grubi dhe Silvestri kanë biseduar lidhur me përkrahjen e Republikës së Italisë sa i takon perspektivës europiane të Maqedonisë së Veriut.
Të dy bashkëbiseduesit konstatuan se RMV tashmë ka kryer obligimet e saja të brendshme dhe se tash është radha e Bashkimit Europian që t’i njoh, shpërblejë dhe vlerësojë arritjet në vend.
Zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe ambasadori Silvestri gjatë këtij takimi kanë biseduar edhe për procesin e Regjistrimit të popullsisë i cili tashmë ka filluar. Grubi i ka thënë Silvestrit se ky proces është tejet i rëndësishëm për vendin tonë por që është dhe kërkesë e të gjitha institucioneve ndërkombëtare të cilat nga presin, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që jemi, të gjitha hapat e ardhshëm t’i marrim në bazë të përqindjes së popullsisë e me këtë të planifikojmë dhe të zbatojmë të gjitha politikat zhvillimore në Maqedoninë e Veriut.
You must be logged in to post a comment.