Hetuesit dyshojnë për dy arsye për zjarrin në spitalin e Tetovës

vull

Hetimi në terren ka përfunduar. Nga gjetjet në vendngjarje, Prokuroria Publike njoftoi se po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit. Burime të Alsat në prokurori thonë se grupi hetimor po punon në dy rrugë.

E para lidhet me dyshimet se zjarri është shkaktuar nga bombolat e oksigjenit që përhapin zjarrin në një zinxhir, dhe e dyta se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një lidhje elektrike e papërshtatshme, pra nga një defibrilator. Aktualisht, Prokuroria nuk ka ngritur asnjë dyshim për zjarrvënie të qëllimshme nga një faktor njerëzor.

Por prokuroria pretendon se derisa të mbyllet hetimi, çdo version i publikuar për publikun mbetet spekulativ. Prokurorët morën gjithashtu dëshmitë e stafit modular të spitalit, ndërsa analiza e ADN -së kërkohet për disa nga 14 viktimat.

Next Post

Skandaloze: Në vend të pacientëve në spitalin e Kërçovës shëtisin qentë nëpër dhoma (VIDEO)

Në  rrjetet sociale është paraqitur një video ku shihet mirë një qenë se si është shtrirë në një nga dhomat e spitalit, në spitalin e Kërçovës. “Pacienti ja është duke u kuruar Brenda. Del Filipçja dhe jep rekomandime se si duhet të mbrohemi!”

Subscribe US Now

%d bloggers like this: