Hoxha: Nga sot hyn në fuqi masat anti-Covid të Qeverisë 

vull

Zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha në konferencën e sotme njoftoi se sot hyn në fuqi masat e reja për mbrojtje nga sëmundja ngjitëse Covid 19.

Ai tha se certifikata për vaksinim mbetet një nga kushtet për hyrje në objektet hotelierike.

“Me rekomandim nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, Qeveria i miratoi masat më të reja, protokollet dhe rekomandimet të cilat janë në fuqi nga dita e sotme. Obligative, pavarësisht nga  kapaciteti i objektit, i vogël apo i madh – për të hyrë në objektet hotelierike, kafe bare, restorant, bastore dhe kazino, si dhe për të hyrë  në koncerte, dasma, ngjarje sportive dhe në përgjithësi për të gjitha ngjarjet e organizuara në ambient të hapur, por edhe për të hyrë në qendrat tregtare që janë të mbyllura, do të  duhet të tregohet: certifikatë / vërtetim për imunizimin e kryer (vaksinimin) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht aplikimin e së paku dozës së parë të vaksinës kundër sëmundjes infektive KOVID- 19 ose certifikatë / vërtetim për kalimin e KOVID – 19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit, për personat mbi moshën 18 vjeçare. Në të gjitha objektet hotelierike, kafenetë dhe baret nga kjo masë ku kapaciteti është më i madh se 30 vizitorë është e detyrueshme të krijohet një shërbim sigurie nga subjekti juridik për kontrollin dhe zbatimin e masës. Ndërsa për ato me kapacitet më të vogël se 30 persona, kontrolli është detyrim i personave të punësuar në mënyrë të rregullt,”,tha Hoxha.

Sipas tij, mbetet ndalesa për organizimin e dasmave, festimeve dhe ahengjeve në ambiente të mbyllura, ndërsa llojet tjera të ngjarjeve në ambient të mbyllur ende mund të organizohen me deri në 30% të kapacitetit .

“Nga 1 shtatori 2021, shtetasit vendas dhe të huaj do të jenë në gjendje të hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rast se në pikën kufitare i posedojnë këto dokumentacione: – certifikatë / vërtetim për imunizimin e kryer, gjegjësisht pranimin e dy dozave të vaksinës kundër sëmundjes infektive KOVID- 19 ose certifikatë / vërtetim për kalimin e KOVID – 19 në 45 ditët e fundit, nga dita e shërimit, ose  vërtetim mjekësorë me rezultat negativ nga PCR test, i realizuar 72 orë para hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Ai më tej tha se për qytetarët tanë të cilët kthehen në vend pas 1 shtatorit, dhe nuk kanë PCR test, ose vërtetim për vaksinim të pranuar ose për kalim  KOVIDI-19, do caktohet masa karantinë prej 7 ditëve ( shtatë) izolim shtëpiak. 

Next Post

Qeveria vendosi, viti i ri shkollor me prezencë fizike 

Pas një viti pushim, nxënësit do ti kthehen bankave shkollore me protokole të veçanta. Kështu ka vendosur Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e fundit.  “Qeveria gjithashtu miratoi vendimit që viti shkollor 2021/2022 të filloj me prani fizike, me kapacitet të plotë,  sipas protokolleve të përcaktuara dhe të sjella. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: