Hungaria do të vazhdojë të mbështesë me bursa studentët nga Kosova

vull
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka pritur sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze dhe Kristina Szabo, atashe për ekonomi dhe tregti.
Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin e deritashëm mes Kosovës dhe Hungarisë në arsim, në veçanti për mbështetjen e madhe që ka dhënë Hungaria për studentët nga Kosova përmes programit të bursave.
Ministrja Nagavci falënderoi Ambasadorin Bencze për krijimin e mundësive të shumta për studentët tanë që të studiojnë në universitetet hungareze. Ajo theksoi se kjo është shumë e rëndësishme për arsimin në Kosovë dhe zhvillimin e vendit tonë, duke qenë se këta studentë kthehen në Kosovë për të dhënë kontributin e tyre me përgatitjen dhe përvojën e fituar.
Ambasadori Jozsef Bencze u shpreh i kënaqur që tashmë janë 282 studentë që kanë mbaruar studimet ose janë në proces në universitetet hungareze dhe tha se ky program do të vazhdojë këtë vit me 75 bursa të tjera.
Ministrja Nagavci dhe ambasadori Bencze theksuan gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në arsim, veçanërisht në arsimin e lartë. Ministrja theksoi se bashkëpunimi me Hungarinë është shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe në këtë drejtim, MAShTI është i gatshëm të japë kontributin e vet.
Next Post

Mësimdhënësit kërkojnë rritje të pagave, kërcënohen me bojkot të mësimit

Plenumi i mësimdhënësve, përmes një letre drejtuar Ministres së Arsimit Milla Carovska dhe Sindikatave tha se kërkon rritje të pagave të mësimdhënësve në arsimin fillor dhe të mesëm. Nëse nuk plotësohet ky kusht plenumi i mësimdhënësve planifikon bojkot të mësimit nga fillimi i vitit të ri shkollor. Të pakënaqur me […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: