Idrizi: Dinjiteti dhe qytetaria fierake do të dalin në mbrojtje të kauzës Çame, një detyrim madhor kombëtar i nëpërkëmbur nga idiotët e dobishëm të Athinës në Tiranë

Arvanit Cameria

Gjatë takimeve të një dite më parë, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi u ndal në Fier ku zhvilloi një takim me strukturat partiake të këtij qyteti në mbështetje të kandidatit për deputet të PDIU-së, Nustret Avdullai.

Gjatë takimit Idrizi u shpreh se dinjiteti dhe qytetaria fierake do të dalin në mbrojtje të kauzës Çame, një detyrim madhor kombëtar i nëpërkëmbur nga idiotët e dobishëm të Athinës në Tiranë.

“Pika më e rëndësishme e marrëveshjes me Partinë Demokratike është pikërisht zgjidhja juridike e Çështjes Çame. Kjo çështje do t’i bëjë mirë politikës shqiptare, institucioneve të shtetit shqiptar, sepse pretendimet e Greqisë, nuk mbarojnë as me varrezat, as me 12 miljet, as me ligjin për minoritetet, as me censusin e ardhshëm”, deklaroi Idrizi.

Ai theksoi se pjesë e rëndësishme e programit elektoral të PDIU-së është edhe forcimi ekonomik përmes bashkimit ekonomik me Kosovën, një ekonomie që prodhon dhe mbrojtjes së produkteve shqiptare.

#NënNjëFlamur

 

Next Post

Qeveria e përkushtuar për vazhdim të procesit të decentralizimit

Sot në hapësirat e Ministrisë për Sistem Politik  dhe Marrëdhënie  ndërmjet Bashkësive u mbajt mbledhja e parë e grupit punues për vazhdimin e procesit të decentralizimit. Grupi punues u kryesua nga Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, z. Artan Grubi, ndërsa të pranishëm ishin […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: