Kapet në Durrës peshkaqeni që peshon 650 kg dhe i gjatë 6.5 metra

vull

Një peshkaqen i madh është kapur në thellësitë e detit Adriatik, përballë grykëderdhjes së lumit Buna. Peshkaqeni i rrezikshëm është kapur nga peshkatarët durrsakë në anijen Geraldo.

Kapiteni Kapllan Rama për rastin në fjalë tha se ka 40 vjet në det dhe kjo është hera e pestë që kap peshkaqen, shkruan Tv Klan.

“Pasi ngritëm tratat me vinç pamë që kishte rënë një peshkaqen tepër i rrezikshëm. Me kujdesin më të madh e hipëm në kuvertë. Kjo nuk është zotësia ime, është shansi që bie në tratat fundore”, u shpreh kapiteni Rama.

Peshkaqeni peshonte 650 kilogramë dhe ishte rreth 6.5 metra i gjatë. Peshkaqeni u kap në thellësinë 155 metra.

Next Post

Nga Rana e hedhur e deri në Kune/ Shëngjini plot me pushues nga temperaturat e larta

Temperaturat e larta të fundit të korrikut e kanë gjetur Shëngjinin të mbushur me pushues. E gjitha vija bregdetare nga Rana e hedhur e deri në Kune është më e populluar, ndërsa me besnikët e këtij bregdeti vijojnë të jenë shqiptaret e Kosovës. As tërmeti i rënë 3 ditë më […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: