Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Kasami: Do të angazhohem në mënyrë aktive për realizimin e projektit të rrugës, Tetovë-Prizren

1 min read

Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i cili ka fituar zgjedhjet në Tetovë, ka thënë që do ta përkrahë projektin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për rrugën Prizren-Tetovë.

Kasami në një intervistë në emisionin “Kallxo Përnime”, ka thënë se si kryetar i ardhshëm i Tetovës do të angazhohet në mënyrë aktive për realizimin e këtij projekti.

“Ajo rrugë është e rëndësishme për lidhjen e Tetovës me Prizrenin.

Personalisht kam kaluar deri në kufi, është një terren goxha i vështirë, besoj që me një koordinim të mirë ndërshtetëror mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është një projekt që mund të realizohet dhe unë si kryetar i ardhshëm do të jem aktiv në këtë pjesë që sa më shpejt dhe më lehtë të realizohet ky projekt”, tha ai.