Kasami: Nuk di të flas fjalë të mëdha, por të bëjë punë të mëdha/Për 6 muaj, do e shihni ndryshimin e Tetovës

vull

LAJME NGA VENDI

Kasami: Nuk di të flas fjalë të mëdha, por të bëjë punë të mëdha/Për 6 muaj, do e shihni ndryshimin e Tetovës

Published

on

Tetovë – “Fitorja jonë do te jetë fitorja e njerëzve të ndershëm. Fitorja jonë do të jetë, fitorja e Tetovës. Unë nuk di të flas fjalë të mëdha, kam ekipin tim me të cilin mund të bëjmë punë të mëdha. Nuk ju them, shihni se çka do të bëjë për 4 vite. Vetëm do të ju them. Ndryshimi i Tetovës do të shihet, për 6 muajt e qeverisjes tonë.

Tetovën na e fali Zoti, e mbrojtën te parët tanë, brez pas brezi. Do t’i dalim zot me 17 tetor, se e kemi amanet. Të nderuar, me 17 tetor, votoni për fëmijët tuaj, për familjen tuaj, për pragun e shtëpisë, votoni për numrin 16 dhe e ardhmja jonë do të jetë e ardhme e ndritur. Ju faleminderit dhe qofshim me Besë.

Ne jemi në vatrat tona dhe do të kujdesemi deri në gjakun dhr frymën e fundit, për vatrat tona, për të ardhmen e fëmijëve tanë”, ka deklaruar nga tubimi përfundimtar në Tetovë, kandidati i BESËS për këtë komunë, Bilall Kasami. /TetovaExpres

Next Post

Azizi: Faleminderit Tetova e Xhafer Sulejmanit, kryetarit të parë të Tetovës. Faleminderit Tetova e Bilall Kasamit

Tetovë – “Faleminderit Tetva e Dr. Xhafer Sulejmanit, kryetarit të parë të Bashkisë së Tetovës, Faleminderit Tetova e Bilall Kasamit, kryetarit të ardhshëm të Tetovës!”, ka shkruar sekretari organizativ i BESËS, Adnan Azizi. /TetovaExpres  

Subscribe US Now

%d bloggers like this: