Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka qëndruar në spitalin e qytetit ku nga afër është njoftuar për gjendjen e tre zjarrëfikësve të cilët u shtrin në spital pas intervenimit tek ish objekti i Makedonija Tabak.
Kumtesa e plotë:
Pas një pune të suksesshme nuk duhet të harrohen ata të cilët morën lëndime gjatë kryerjes së operacionit. Sot, isha për vizité në spital për t’i vizituar 3 zjarrëfikësit të cilët u lënduan gjatë shuarrjes së zjarrit!
Admirit, Taxhedinit, Enisit dhe kolegëve të tyre të cilët spatëm mundësi t’i vizitojmë, ju u uroj shërim të shpejtë dhe të kthehen në punë shëndoshë e mirë, sepse qyteti dhe tetovarët kanë nevojë për ta!


You must be logged in to post a comment.