Kryetari  i Komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu: Sot hodhëm gurëthemelin e Shtëpisë së Kulturës- Qendra Rinore  

vull

Sot, nën prezencë të kryetarit të partisë Bilall Kasami, zv/ ministrit të Kulturës Sedat Sulejmani, zv/ ministrit Arafat Shabani, nënkryetarit Kastriot Rexhepi, sekretarit organizativ Adnan Azizi si dhe bashkëpartiakun Artan Etemi hodhëm gurëthemelin e Shtëpisë së Kulturës- Qendër Rinore në fshatin Zhelinë, u shprehë kryetari aktual i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, transmeton KohaNews.

Ndër të tjerash, Sejdiu shtoi se kjo Qendër Rinore e cila përveçse do të ju shërbejë të rrinjëve e të rrejave të komunës sonë, e veçanta e sajë është se, falë insistimit të liderit të partisë sonë, prof. Bilall Kasami kjo Qendër do të marrë epitetin e një Shtëpie Kulture të menaxhuar nga vetë Qeveria dhe institucioni përkatës.

“ Pra, të punësuarit aty do të jenë me vendime të përhershme dhe nën menaxhim të Ministrisë e cila e ka obligim të mirëmbajë objektin dhe punëtorët aty. Të nderuar qytetarë, kjo nuk është e fundit. Projektet tona në dobi të të gjithë juve nuk do kenë të ndalur, dhe se #mekaKREJT do të jemi në shërbim të juajin, për një komunë të zhvilluar e urbane,” përfundoi Sejdiu. /KohaNews

 

 

Next Post

Dy mungesat e mëdha të Kosovës për ndeshjen me Spanjën

Kosova ka barazuar me Greqinë në ndeshjen e katërt të kualifikimeve për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’. Dardanët pas fitores 0-1 ndaj Gjeorgjisë kanë barazuar me rezultat 1-1 me grekët në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet. Golin e vetëm për Kosovën në këtë takim e ka shënuar Vedat Muriqi në minutën […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: