Lëvizja Besa, kryetari i ri i Degës së Tetovës : Falënderoj 109 anëtarët e Kuvendit të Degës për besimin e dhënë dhe shpresoj që së bashku do korrim shumë suksese

vull

Gjatë ditës së mbrëmshme me prezencë të strukturës më të lartë të Lëvizjes BESA, sekretarëve të partisë anëtarëve të kryesisë qendrore, nënkryetarëve, u mbajt Kuvendi themelues i degës së Tetovës, ku kuvendarët zgjodhën kryetarin e ri të degës, Besar Durmishi dhe kryesinë e degës.

Me këtë rast Kryetari i ri i degës së Tetovës së Lëvizjes Besa, Besar Durimishi është shprehur mirënjohës për besimin e dhënë.

“Udhëheqësit politik nuk janë të tillë nëse nuk vijnë nga poshtë. Jam krenar që aktivitetin politik te Lëvizja BESA e kam filluar si aktivist në lagjen time, ndërsa mbrëmë, 5 vite më pas, morra besimin që të udhëheqë degën më të madhe të Lëvizjes, dhe jo vetëm. Falënderoj 109 anëtarët e Kuvendit të Degës për besimin e dhënë dhe shpresoj që së bashku do korrim shumë suksese. Tani është koha që t’ia fillojmë punës me ka krejt për ta çliruar Komunën e për ta kthyer atë në të mirë të qytetit dhe qytetarëve,”  ka theksuar Durmishi.

Next Post

Teuta Arifi së bashku me ekipin e saj inspektoi punimet rreth projektit "Ndërtimi i vendit për piknik në lokalitetin Banja e Tetovës"

Sipas kryetares aktuale të Komunës së Tetovës, Teuta Arii me këtë  projekt do të rregullohet edhe qasja në infrastrukturën rrugore, rregullimi i shtratit të lumit në gjatësi 422 metra, ndërtimi i baseneve të burimeve termo-minerale si dhe vendosja e pajisjeve urbane. “Ky projekt është i mbështetur nga Agjencioni për përkrahje […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: