Lëvizja BESA: Suksese atyre që kanë marr përgjegjësi në ekzekutiv

vull

Kumtesë e Lëvizjes Besa:

Mbrëmë në parlamentin e Maqedonisë së Veriut u votua Qeveria e re. Nga sot, vendi ka institucione të krijuara që do të jenë në shërbim të qytetarëve. Lëvizja BESA uron gjithë qytetarët e vendit dhe në veçanti, iu uron sukses atyre që kanë marr përgjegjësi në ekzekutiv.

Lëvizja BESA do të jetë zëri i çdo qytetari. Do të angazhohemi fuqishëm në përmirësimin e gjendjes ekonomike, sociale dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Qeveria e re do të jetë sfidë për të gjithë ne dhe se zotimet tona gjatë fushatës, do t’i realizojmë gjatë qeverisjes. Vlen të theksohet fakti që, Lëvizja BESA ishte më meritorja për krijimin e kësaj shumice, duke bërë diferencën dhe duke ia mundësuar koalicionit “Mundemi” fitore të pastër në zgjedhjet e 15 Korrikut.

Na prift e mbara dhe suksese në Qeverisjen 2020-2024!

Next Post

Zoran Zaev e mori funksionin Kryetar i Qeverisë: Qeveria e deritanishme punoi me sukses, vazhdojmë me bashkëpunimin në planin ndërkombëtar dhe masat për përmirësimin e ekonomisë

Kryeministri i ri Zoran Zaev sot në Qeveri zyrtarisht mori funksionin nga Kryeministri i deritanishëm teknik Oliver Spasovski. Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, duke e falënderuar Kryeministrin e deritanishëm Oliver Spasovskin dhe anëtarët e Qeverisë kalimtare për punën e suksesshme gjatë nëntë muajve të fundit, theksoi se kjo Qeveri me […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: