Mbështetja për Kasamin në Tetovë, sot takohen Arjanit Hoxha dhe Arben Taravari (Video)

vull

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha dhe ai i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pritet të realizojnë një takim sot pasdite, pas gatishmërisë së shprehur një ditë më parë nga deputeti i ASH-së, Elmi Aziri, për të mbështetur kandidatin e lëvizjes Besa në Tetovë, Bilall Kasami në raundin e dytë. Këtë e ka konfirmuar Arjanit Hoxha në një prononcim për gazetën LAJM. Sa i përket rolit të LSDM-së në Tetovë, ai ka thënë se pret që kjo parti mos të ndërhyjë në garën që do të zhvillohet mes Teuta Arifit dhe Bilall Kasamit për Tetovën më 31 tetor. Intervistën e plotë me Arjanit Hoxhën, mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Next Post

Taravari: Mbështetje në raundin e dytë për çdo kandidat që s’është BDI

Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët dhe njëherazi kandidat për një mandat të dytë në Komunën e Gostivarit, Arben Taravari, në një intervistë për Alsatin tha se në raundin e dytë do të mbështesin të gjithë kandidatët shqiptarë që nuk janë të BDI-së. “I analizuam disa rezultate të zgjedhjeve me […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: