Më mirë për Tetovën kërkon dislokimin e veprimtarive me rrezikshmëri të lartë nga afërsia e qytetit!

vull
Fatkeqësisht, Tetova sërish ishte dëshimitare e një zjarri që krijoji hije trishtimi mbi qytetin!
Ne si Lista “Më mirë për Tetovën” ndajmë shqetësimin bashkë me banorët e Tetovës për rastin e dy ditëve më parë ku si pasojë e zjarrit në fabrikën e “Pofix” u mbuluam nga tymi e hiri për disa ditë me radhë. Fatmirësisht kjo fatkeqësi kaloi pa viktima në njerëz, por të gjithë jemi të alarmuar për faktin që diçka e tillë ndodhi aq afër zonave të banuara në qytet.
Dëmi i shkatuar në shëndetin e Tetovarëve është shumë më i madh se dëmet materiale! Ne të gjithë bashkë jemi viktimë, dhe për një periudhë më të gjatë do të jemi të ekspozuar ndaj gazrave dhe pluhurit kancerogjen që ka mbuluar Tetovën.
Duke pasur parasysh edhe vlerësimet e Qendrës për Menaxhim me Kriza që “poqëse zjarri do të mbërrinte tek sillosat e gazit, gjysma e Tetovës nuk do ishte” nuk kemi se si të mos trishtohemi për të ardhmen e qytetit.
Për këtë arsye kërkojmë që urgjentisht të ndërmeren masa rigoroze për kontroll të këtyre rezervuareve dhe njëkohësisht të bëhet dislokimi i tyre në zona ku nuk paraqesin rrezik për qytetarët.
Aksidentet dhe fatkeqësitë mund të ndodhin gjithandej, mirëpo është obligim i institucioneve që të mbrojnë shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve nga katastrofa të mundshme. Në këtë rast duhet të kërkohet përgjegjësi, dhe gjithashtu të ndiqen rregullat dhe protokolet në lidhje me veprimtaritë që mund të zhvillojnë operatorët ekonomik në afërsi të zonave të banuara.
Kërkojmë nga organet komunale dhe qëndrore që të reagojnë menjëherë duke i identifikuar dhe inspektuar të gjithë operatorët ekonomik që paraqesin rrezik potencial për jetën e qytetarëve, dhe të njejtat të dislokohen në zona ku nuk rrezikojnë qytetarët.
Gjithashtu, duke pasur parasysh se Komuna e Tetovës nuk ka mjete adekuate për larjen e rrugëve, kërkojmë që të bëhet bashkëpunim me komunat tjera dhe qeverinë qendrore, që në afat sa më të shkurtë të lahen të gjitha rrugët e Tetovës që të zvoglohet ekspozimi i qytetarëve ndaj grimcave helmuese të shtresuara në rrugë.
Mungesa e kompetencës dhe papërgjegjësia janë garancë se katastrofa të tilla do të përsëriten, prandaj duhet të reflektojmë dhe të mos tolerojmë që raste të këtilla të kalojnë në heshtje dhe pa u ndëshkuar.

Next Post

Në Maqedoni janë shitur 6.200 pako të Diazepam deri ora 11, tha mjeku Lazarov

Mëngjesin e sotëm deri në ora 08:30 në Maqedoninë e Veriut janë shitur 1,155 paketime të tabletave Diazepam, ndërsa deri në ora 11:00, 6200 paketime, njoftoi në profilin e tij në Facebook mjeku Nenad Lazarov. Ai kohë më parë shpërndau të dhëna ku shihet se gjatë vitit 2020 mjekët kanë […]

Subscribe US Now