Mesila Doda: Edi Ramën e presin vetëm zinxhirët e burgut (film)

Arvanit Cameria

 

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda e ftuar në studion e ABC, ku është shprehur se opozita prej katër vitesh ka denoncuar dhe do të vijojë të publikojë raste të abuzimeve dhe korrupsionit nga qeveria.

Sipas saj në ditët në vijim edhe PDIU do të bëjë denoncime të vjedhjes dhe babëzisë së Rilindjes.

“Drejtësia është e kapur për dorë, kjo punë duhet të ishte bërë nga SPAK pasi i ka pasur të gjithë provat e nevojshme. Edhe PDIU do të bëjë denoncimet e kësaj natyre, Kryemadhi ka pasur gjithë dokumentacionin e duhur, por duhet që të hetohen të gjithë rastet e abuzimeve dhe korrupsionit. Në momentin që drejtësia do të ndjehet e lirë nga politika do të kemi dhe një çlirim nga e gjithë kjo. Besoj se ka jo vetëm një akt politik të Bashës dhe aleatëve në lidhje me distancimin por shumë nga këto eksponentë janë komanduar nga Rama. Unë nuk e di se si do të mund të dalim nga katastrofa ekonomike që ka përfshirë vendin, nuk duhet të harrojmë se kemi kaluar dy beteja të fuqishme si COVID dhe tërmeti. Projekti i Kukësit dhe Vlorës prej 8 vitesh studiohen me 3D por deri më tani nuk ka asnjë vetë të përfunduar që të mundet që të sjellë dhe të mira ekonomike për zonën. Me mënyrën se si vepron mazhoranca të fyen inteligjencën, pasi ne flasim për njerëz normal. Ka 5 herë inaugurim si aeroport dhe asnjëherë nuk është përfunduar. Historia trajtimit të pandemisë është një gabim menaxhimi për tu shënuar në histori. U mbyllëm kur ishim me 5 raste, dhe lamë hapur fasonerite dhe call centerat dhe sot që kemi një situatë shumë të vështirë sërish s’kemi masat e duhura të ndërmarra”,- është shprehur ajo.

Ajo ka theksuar se reagimi i mazhorancës për daljen e opozitës në dy lista është një frikë e shtuar për humbjen e prillit.

“Për faktin se mazhoranca është mërzitur shumë që janë dy lista kjo është një akt shumë i mirë se këto janë llogari elektorale. Ku ka mundësi që të ketë më shumë kandidatë është një mundësi më e mirë për fitore. Historia se Luli nuk ka këllqe dhe nuk bën nuk është gjuhë politike aq më pak e një kryeministri. Ai ka nevojë që të kontrollojë psikën e vet se ka filluar të rrjedhë. Historia e lidhin apo jo me zinxhirë, historia do të mbyllet vetëm kur ai të shkojë në burg, dhe kjo do të ndodhë pas 25 prillit”,- ka thënë ndër të tjera Doda.

Next Post

“Studio Lenda” në Malishevë me shërbime bukurie të nivelit të lartë

Të dukeni bukur, në hap me kohën, flokët tuaj të kenë ngjyren dhe prerjen që iu shkon më së shumti, të keni grim perfekt dhe të shkëlqeni. Po, është e mundur dhe këtë e realizon më së miri “Studio Lenda” në Malishevë, shkruan “Kosovarja”. Ky sallon bukurie, ndonëse është hapur […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: