Mësuesja 24-vjeçare që vdiq në gjumë besimtare myslimane, hëngri syfyr

vull

Lindita Preteni, mësuese në shkollën “Fazli Greiçevci” në Mitrovicë ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e djeshëm.


Mediat kosovare raportojnë se 24-vjeccarja, pasi kishte ngrënë syfyr kishte fjetur dhe pastaj ishte gjetur e vdekur në shtrat.

Vdekja e mësueses u bë e ditur përmes një postimi në Facebook nga faqja e kësaj shkolle. Në njoftim thuhej që Lindita do mbetet e paharruar për ta dhe për nxënësit e saj, që me padurim prisnin festën e Abetares.

“Ajo ishte një engjëll, me virtyte te larta ku beri për vete te gjithë stafin dhe komunitetin. Ende s’po e besojmë. LINDA do mbetesh e paharrueshme për ne! Për nxënësit e tu, qe me padurim prisnit Festen e Abetares”, shkruhet në njoftimin e shkollës.

Next Post

Serbia e shekullit XXI: me kriminelë lufte drejt BE-së

Enver Robelli Pasi ka shkaktuar katër luftëra në Ballkan, ka vrarë mijëra njerëz, ka dëbuar nga vatrat e tyre miliona njerëz, ka shkatërruar biografitë e shumë njerëzve – Serbia i është kthyer me intensitet lartësimit të kriminelëve të luftës. E pabesueshme se si BE-ja e toleron këtë politikë, madje edhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: