Mjetet e siguruara për Fazën e daljes së Programit për ruajtjen e natyrës

vull
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini dhe ambasadorja e Zvicrës ES Sibil Zuter Tehada, nënshkruan një Memorandum mirëkuptimi për zbatimin e Fazës së daljes së programit për ruajtjen e natyrës në Maqedoninë e Veriut (PRN) i cili do të kontribuojë në arritjen e qëndrueshmërisë së rezultateve të marra në kuadër të PRN në 8 vitet e kaluara.
Ministri Nuredini, falënderoi për mbështetjen që Zvicra i jep Ministrisë përmes Programit për ruajtjen e Natyrës, duke theksuar suksesin e shpalljes së një pjese të Maleve të Osogovës për zonë të mbrojtur, që është mbrojtja e parë e këtij lloji në vend, por edhe për aktivitetet e tjera që realizohen në pjesën e mbrojtjes së natyrës.
“Ne jemi shumë të kënaqur me rezultatet e arritura gjatë tetë viteve të fundit të zbatimit të Programit për ruajtjen e Natyrës,” tha ambasadorja Tehada, duke theksuar se në zbatimin e programeve të zhvillimit është jashtëzakonisht e rëndësishme që të sigurohet qëndrueshmëria e rezultateve të arritura dhe proceseve të zbatuara, si dhe promovimin e tyre, dhe partnerët të jenë në gjendje t’i kryejnë obligimet dhe detyrat e tyre në mënyrë të pavarur, pa mbështetjen e programeve.
“Në atë kuptim, Zvicra ka vendosur të mbështesë këtë të fundit, të ashtuquajturën “Faza e daljes së Programit për ruajtjen e Natyrës”, tha Tehada.
Kohëzgjatja e kësaj Faze të daljes së PRN është 3 vjet, dhe për realizimin e saj janë siguruar mjete në vlerë prej 1.9 milion franga zvicerane nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Koordinatori i Programit është Farmahem, dhe shfrytëzuesi kryesor i rezultateve dhe partner është MMJPH. Qëllimi kryesor i Fazës së daljes së PRN është të mbështesë organin e menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Malet e Osogovës, të mbështesë iniciativën për shpalljen e Maleshevës për zonë të mbrojtur, të mbështesë procesin NATURA 2000, si dhe të mbështes zhvillimin dhe zbatimin e skemës së pagesave shërbimet e ekosistemit.
Next Post

Të vazhdohet përmirësimi i lidhjet e ngushta midis Sanxhakut dhe Kosovës

Me rastin e formimit të Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, urime për Kryeministrin Albiin Kurti në emër të Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) së Sanxhakut dërgoi Dr. Sulejman Ugljanin, në urim thuhet: “Sot, Republika e Kosovës është një shtet modern i bazuar në shtetin e së drejtës, sigurinë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: