“Monstra”, Sela dhe Gashi vendimin e gjykatës e cilësojnë si skandaloz

vull

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela dhe ai i Alternativës, Afrim Gashi sot në pres qendrën në Kuvend e kanë cilësuar vendimin e Gjykatës Penale për rastin “Monstra” si skandaloz. Liderët e partive opozitare shqiptare thonë si ky rast paraqet proces të montuar politik.

“Skandaloz vendimi ashtu siç pritej vendimi i Gjykatës Themelore në Shkup në lidhje me procesin e montuar politik të Monstrës. Qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar dhe duhet të shqetësohen, sepse jetojmë në një shtet që udhëhiqen nga një kryeministër për të cilin fjala publike nuk kishte pasur asnjë vlerë”, tha mes tjerash Sela.

“Ne nuk mund të qëndrojmë të heshtur pas gjykimit skandaloz që ndodhin me rastin e montuar “Monstra”. Në këtë proces të montuar politik, unë mund të konstatoj lirshëm se shteti dhe gjykatat e këtij vendi kanë dështuar plotësisht që ta sjellin drejtësinë dhe të shpalosin të vërtetën”, theksoi Gashi.

Next Post

Zëvendëskryeministri Bytyqi në një ngjarje të Asociacionit Solar - Ligji i energjetikës dhe Strategjia për energjetikë deri në vitin 2040, parashikohet rritje e prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e rikuperueshme të energjisë

Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, me ftesë të Asociacionit Solar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, mori pjesë në ngjarjen solemne për dhënien e certifikatave pjesëmarrësve për trajnim të sistemeve solare. Në fillim të fjalës së tij, zëvendëskryeministri Bytyqi falënderoi organizatorin për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: