NDËRTIMI I POLITIKËS SË SIGURISË: RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

vull

Amra Ajredini,

Studente në studimet Master të Diplomacisë pranë UEJL.

Siguria është nevojë dhe gjendje të cilën në mënyrë të drejtpërdrejtë e kanë ndier shumë popuj dhe kombe të botës. Fuqia dhe rëndësia e saj për qytetarin e zakonshëm dhe për shtetin i motivon njerëzit për gjetjen e korrelacionit të sigurisë me ekzistencën e njeriut dhe me mbijetesën e shtetit. Duhet të krijohet politikë e sigurisë kombëtare, e cila sigurisë do t’i jap konotacion politik dhe do ta bëjë vegël strategjike për realizimin e interesave kombëtare.

 

Çështja e sigurisë së Maqedonisë dhe gjendja e sigurisë në Ballkan, si një tërësi e sigurisë, gjithmonë kanë zënë vend të rëndësishëm në pasqyrën gjeopolitike të Evropës. Dinamika e ngjarjeve të sigurisë në Republikën e Maqedonisë, veçanërisht në periudhën pas pavarësisë, rezulton nga marrëdhëniet ndërmjet bashkësive të ndryshme etnike dhe faktorëve politikë – në planin e brendshëm dhe ndikimi i vendeve fqinje, SHBA-ve, vendeve të fuqishme në BE dhe BE si tërësi – në planin e jashtëm. Ndikimi i faktorëve të jashtëm u tregua veçanërisht i rëndësishëm në integrimet euroatlantike të shtetit – si proces unikal i cili zgjatë më shumë se dy dekada dhe ka implikime të fuqishme mbi sigurinë e vendit. Në këtë periudhë. Maqedonia në mënyrën më të mirë të mundshme i ndjeu efektet të cilat rezultojnë nga diversiteti i interesave të forcave më të fuqishme në Evropë dhe në BE-së si tërësi politike. Ky proces zgjatë nga çasti kur Republika e Maqedonisë e fitoi pavarësinë nga ish-Jugosllavia, u intensifikua në procedurën për njohje ndërkombëtare të shtetit dhe e ruajti intensitetin, si dhe i tejkaloi kushtet e proceseve integruese të zakonshme euroatlantike.

Në rrethana të këtilla, Republika e Maqedonisë u gjet e papërgatitur që ta ridefinojë konceptin e sigurisë në kushte kur në Evropë ishin më se të qarta tendencat për një bashkim më të gjerë të shteteve evropiane në frymën e afirmimit të vlerave evropiane dhe ruajtjes së paqes e stabilitetit dhe në aktivitetet për një bashkëpunim rajonal dhe më të gjerë (trans-atlantik) dhe zhvillim ekonomik. Si rezultat i këtyre ngjarjeve, koncepti nacional i sigurisë është vendosur në korrelacion me integrimin evropian të sigurisë, por në përgjithësi edhe me integrimin i cili vlen për të gjitha segmentet e jetës shoqërore.

Nevoja për përkufizimin e konceptit të sigurisë e imponoi nevojën për vendosjen e bazave të politikës për menaxhimin me sigurinë ose politikën e sigurisë. Autoritetet politike dhe sistemi i sigurisë morën detyrë që në konceptin e sigurisë t’i inkorporojnë masat e politikës së sigurisë në formë të instrumenteve të cilët kontribuojnë që të garantohet ekzistenca, vlerat kushtetuese dhe  shoqërore, stabiliteti dhe zhvillimi i shtetit. Njëherësh, ndërtimi i politikës së sigurisë nënkupton një proces gjatë të cilit shfrytëzohen të gjitha konceptet e sigurisë, pozita gjeostrategjike, interesat kombëtare dhe një sërë faktorë të tjerë të cilët mund të ndikojnë mbi parandalimin e konflikteve ndëretnike, rrezikimin e vlerave kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, si dhe shfaqjen dhe zhvillimin e kërcënimeve të tjera të sigurisë.

Analizat dhe rekomandimet, që i përmban punimi, përkojnë me statusin e Republikës së Maqedonisë sa i përket progresit të saj dhe perspektivave në kuadër të integrimeve euroatlantike, në lidhje me gjendjen e marrëdhënieve ndëretnike dhe sa i përket gjendjeve politike. Punimi e inkorporon mënyrën e teoretizimit të politikës së sigurisë dhe funksionin e saj në parandalimin e konflikteve në shtet.

Qasja gjithëpërfshirëse ndaj çështjeve lidhur me sigurinë kombëtare nënkupton trajtim të çështjeve të sigurisë në formë të një fenomeni multi-disiplinor, i cili në masë të madhe e nënkupton krijimin e kushteve politike dhe ligjore për menaxhimin me sigurinë kombëtare dhe përshtatjen ndaj kritereve të cilat vlejnë në komunitetin më të gjerë të sigurisë.

 

 

GJENDJA E SIGURISË

 

 

Gjendja e sigurisë paraqet fenomen kompleks, i cili jep pasqyrë të vëllimit dhe intensitetit të më shumë elementeve të kërcënimit të sigurisë kombëtare (rreziqe, kërcënime dhe sfida), të cilat në një kohë të caktuar veç e veç ose të kombinuara ndikojnë mbi sigurinë e qytetarëve, komunitetit ose mbi një çështje konkrete të rrezikimit dhe mbi shtetin. Gjendjen e sigurisë e përbëjnë më shumë faktorë ose indikatorë. Ata tregojnë se si është gjendja e sigurisë sa u përket pyetjeve në lidhje me rendin dhe qetësinë publike, dinamikën e krimit (e cila ndikon mbi sigurinë personale, mbi sigurinë e të mirave të fituara materiale të qytetarëve dhe mbi pronën shoqërore), ndikimin e elementit të huaj mbi sigurinë e brendshme, kërcënimet të cilat rezultojnë nga organizata ekstremiste, zhvillimin e ngjarjeve të sigurisë në rajon dhe në botë, marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit e të tjera. Gjendja e sigurisë në Republikën e Maqedonisë është rezultat i marrëdhënieve në shoqëri, të cilat në thelbin e tyre i kanë ngjarjet historike, dinamikën e zhvillimit shoqëror, marrëdhëniet brenda në shtet (midis qytetarëve dhe subjekteve politike), marrëdhëniet me fqinjët dhe karakteristikat e gjendjes së sigurisë së përgjithshme në Evropë.5 Gjendja e sigurisë bazohet mbi vlerësimet e sigurisë të cilat nënkuptojnë analizimin e gjendjeve të sigurisë me metoda të cilat janë karakteristike për shkencën e sigurisë, politike dhe shkenca të tjera shoqërore. Përkufizimi i gjendjes së sigurisë është veçanërisht i dobishëm për shkak të parandalimit të kërcënimeve të sigurisë, për shkak se mundëson krijimin e skenarëve të sigurisë mbi bazë të parametrave të përcaktuar paraprakisht.

Si momente veçanërisht të rëndësishme, të cilat ndikojnë mbi gjendjen e sigurisë së Republikës së Maqedonisë, veçohen: shpërbërja e RSFJ-së dhe prezenca dydekadëshe ndërkombëtare e sigurisë në rajon, kriza në Kosovë (1999), konflikti i armatosur në Maqedoni (2001), ngjarjet në lidhje me integrimet euroatlantike, presionet e vazhdueshme dhe propaganda e fqinjëve me të cilat preken çështjet e brendshme të shtetit dhe çështjet që kanë të

5 Nuk është në konflikt me realitetin nëse thuhet se kuptimi më i gjerë për sigurinë në Evropë, i cili ka të bëjë me sigurinë e bashkësisë transatlantike, ka ndikim mbi sigurinë e Republikës së Maqedonisë.

 

 

SFIDAT E SIGURISË

 

 

Në kohën e lidhjeve globale midis shteteve, në të cilën është e shprehur nevoja për integrim më të madh (të përgjithshëm) në Evropë, është e pamundur që ndonjë shtet evropian të ndërtojë qasje të pavarur dhe të izoluar sa u përket çështjeve të sigurisë. Prandaj, sfidat e sigurisë dhe kërcënimet me të cilat përballeti shteti janë në korrelacion me ngjarjet e brendshme dhe të jashtme, si parametra kyç për përkufizimin e gjendjes së sigurisë në shtet. Në këtë kontekst, Al-Rodhan identifikon 11 sfida për sigurinë kombëtare në botën dinamike dhe të ndërvarur:

  1. Ndryshimi i strukturave globale të fuqisë, rënia e shteteve dhe konfliktet rajonale.
  2. Implikime të sigurisë së rritjes së popullatës, nga migrimi dhe nga krizat me refugjatë.
  3. Revolucioni i teknologjisë së informacionit dhe siguria kombëtare.
  4. Interaksione transcivilizuese.
  5. Ndarja ekonomike në rritje dhe siguria energjetike.
  6. Krimi i organizuar transnacional.
  7. Aktorët jo-shtetërorë, terrorizimi dhe luftërat asimetrike.
  8. Privatizimi i sigurisë.
  9. Shëndeti, sëmundjet dhe bio-siguria.
  10. Siguria e mjedisit jetësor

Sipas një burimi tjetër, në listën e kërcënimeve të sigurisë

dhe sfidave të sigurisë marrin pjesë: sulmet kibernetike, terrorizmi dhe krimi transnacional, profileracioni i armëve për shkatërrim në masë, shëmbiet e inteligjencës, lufta për dominim të hapësirës (në të cilën gjenden instalime të ndryshme për navigacion, vëzhgime, shërbime inteligjente, realizim, metrologji, instalime të operatorëve të telekomunikacionit dhe ngjashëm), pasiguria dhe gara mes vendeve për posedimin dhe kontrollin e resurseve natyrore,

I cili është atraktiv për shkak se nga ai kanë përfitime shteti, subjektet civile, ushtria, shkencëtarët dhe ekonomia.

Kërcënimet shëndetësore dhe të pandemisë dhe krimet në masë. Sfidave dhe kërcënimeve të theksuara mund t’u shtohen: asimilimi dhe rreziku nga zhdukja e kombeve dhe popujve të caktuar, rreziku nga konflikti ndëretnik dhe nga forma të tjera të luftës civile, konflikti ndërreligjioz, dallimet sociale ndërmjet shteteve dhe ndërmjet tërësive të caktuara territoriale në kuadër të shtetit sa i përket zhvillimit ekonomik dhe shoqëror (sidomos në kuadër të rajoneve relativisht të lidhura gjeografike) e të tjera.

Sfidat e sigurisë përkufizohen varësisht nga interesat kombëtare dhe doktrina e sigurisë së shteteve. Edhe përkundër faktit se vendet, në kuadër të OKB-së pranojnë akte për përkufizimin dhe ballafaqimin me sfida të caktuara të sigurisë, megjithatë nuk ekziston një model universal për përkufizimin gjithëpërfshirës të sfidave dhe kërcënimeve kombëtare të sigurisë. Në bazë të përmbledhjes nga të gjitha sfidat e sigurisë, sfidat e Republikës së Maqedonisë mund të klasifikohen në tre grupe: evropiane, rajonale dhe të brendshme.

 

 

POLITIKA E SIGURISË

 

Siguria paraqet lirinë e zgjedhjes së vlerave të cilat do të mbrohen në shoqëri. Siguria mund të matet si “mungesë e kërcënimit ndaj vlerave të fituara”. Sigurija   perceptohet si mbrojtje e vlerave përgjithësisht të pranuara në shoqëri të përkufizuara me të drejtën pozitive ose me normat morale. Në këtë kontekst, përkufizimi i sigurisë ndihmon që të përcaktohen vlerat shoqërore si objekt kryesor i mbrojtjes në kuadër të politikës së sigurisë. Rëndësia e sigurisë ka lëvizur varësisht nga rrethanat shoqërore dhe nga zhvillimi i shoqërisë. Qasjen ndaj sigurisë, e cila daton nga fundi i Luftës së Ftohtë, disa studiues e quajnë “koncept thelbësor garues” përkatësisht koncept me vlerë aq të madhe saqë asnjë sasi e argumenteve ose provave nuk do të mund ta vinin në pikëpyetje rëndësinë e tij të vërtetë. Përveç qasjes politike ndaj sigurisë, me kalimin e kohës teoriticientët e kanë zhvilluar edhe qasjen e fragmentuar dhe mikro-qasjen. Kështu, sot mund të identifikohen klasifikime të rëndësisë së sigurisë, siç janë: siguria lokale, rajonale dhe globale, përkatësisht humane (njerëzore), familjare, shoqërore, ekonomike, ekologjike, energjetike, financiare, juridike dhe lloje të tjera të sigurisë.

 

Me nocionin politikë nënkuptohet: shkenca dhe shkathtësia për menaxhim me shtetin; shkenca për qëllimet e shtetit dhe mjetet më të mira për mënyrën e realizimit të atyre qëllimeve. Metoda e punës së një shteti të caktuar, partie, institucioni ose individi, urtësia dhe shkathtësia për komunikim me njerëzit dhe përballja me jetën, arsyeja e shëndoshë, zgjuarsi, dinakëri dhe të qenit i kujdesshëm. Në rrethana bashkëkohore, politika përkufizohet si shkathtësi (aftësi) për matjen e raportit ndërmjet mjeteve dhe qëllimeve në një hapësirë të caktuar dhe në kohë të caktuar, për zgjidhjen e ndonjë problemi politik ose të çështjeve të tjera nga fusha e veprimit të organeve shtetërore, partive politike, shoqatave ose qytetarëve. Politika shtetërore formalisht përkufizohet si spektër i gjerë i orientimeve dhe deklaratave të miratuara nga pushteti në nivel kombëtar e që janë në favor të qëllimeve kombëtare. Politika i përcakton orientimet e veprimit të shtetit në të gjitha nivelet e pushtetit, para së gjithash të pushtetit ekzekutiv në përbërjen e së cilit është edhe sistemi i sigurisë. Në këtë mënyrë politika e shtetit kontribuon në drejtim të sigurimit të orientimeve dhe vendosjen e kufizimeve të dedikuara që të ndikojnë mbi vendimet dhe të iniciojnë aksione për zbatimin e qëllimeve të politikës shtetërore.

 

PARANDALIMI I KONFLIKTEVE

 

 

Parandalimi i konflikteve paraqet proces me të cilin përfshihen faktorët, pjesëmarrësit dhe kushtet të cilat ndikojnë mbi një konflikt të caktuar. Procesi nënkupton krijimin e analizave të sigurisë, përcaktimin e indikatorëve dhe zhvillimin e skenarëve të mundshëm. Parandalimi i konflikteve paraqet një nga komponentët kyç të politikës së sigurisë kombëtare. Ajo bazohet mbi përkufizimet për konfliktin dhe për teorinë e konfliktit. Konflikti paraqet formë të interaksionit ndërmjet individëve dhe grupeve të ndryshme, në të cilët qëllimi është, të shkatërrohet, të imponohet ose të merret kontrolli mbi individët ose grupet në shoqëri. Në konflikt çdonjëra nga palët është e vetëdijshme për diversitetin e grupit tjetër. Konflikti shfaqet në kushte kur individëve ose grupeve u kufizohen resurse të caktuara, të drejtat, përfitimet etj. Konflikti midis grupeve, në masë të madhe, e rrit kohezionin e brendshëm në kuadër të grupit, ndërkohë që i ashpërson ndjenjat (paragjykimet) armiqësore ndaj grupit me të cilin është në konflikt . Monitorimi i konflikteve, si fenomen shoqëror, mund të bëhet nga aspekti sociologjik, psikologjik, filozofik, juridik, të sigurisë, politikë dhe aspekte të tjera. Konflikti “perse” (për secilin) paraqet shprehje të natyrshme të dallimeve shoqërore dhe të luftës së përjetshme të njerëzimit për drejtësi dhe vetëvendosje. Konflikti, për nga natyra, nuk është destruktiv dhe paraqet dukuri normale në çdo bashkësi dinamike. Nëse konflikti menaxhohet në mënyrë të padhunshme dhe në mënyrë të hapur, ai mund të jetë pozitiv, konstruktiv dhe progresiv.

Përveç formave të lartpërmendura të konfliktit, korrelacion më thelbësor është korrelacioni i politikës së sigurisë me konfliktet, qëllimi i të cilave është destabilizimi dhe çrregullimi i marrëdhënieve në shoqëri, përkatësisht me konfliktet të cilat shkaktojnë pasoja të shkurtra ose të përhershme mbi shoqërinë. Shembull më radikal i këtij lloj konflikti janë konfliktet e armatosura dhe luftërat. Për shkak të efekteve të konflikteve të armatosura dhe luftërave është e domosdoshme të ndërtohet qasje e posaçme metodologjike në të cilën analizohen shkaqet, gjendjet dhe potenciali i konfliktit të armatosur ndëretnik, si pjesë e politikës së sigurisë të Republikës së Maqedonisë, e cila i merr parasysh perceptimet e ndryshme dhe e cila duhet të jep informacione për zbatimin e aktiviteteve për parandalimin e konflikteve. Qasja fillon nga supozimi paraprakisht i përcaktuar, i cili bazohet në atë se:

  • Proceset, për arritjen e zgjidhjes së konfliktit duhet t’i përfshijë të gjitha palët e prekura. Aktivitetet për zgjidhjen e konfliktit duhet të zhvillohen me pëlqimin e të gjitha palëve, nëse një gjë e tillë është e mundshme. Nëse përfshihet pala e tretë, ajo duhet të jetë objektive në raport me palët kundërshtare.
  • Rolet, në zgjidhjen e konflikteve dhe mbështetjes juridike të saj, duhet të jenë të matura dhe është e pëlqyeshme të mos udhëhiqen nga organe të njëjta në situata kur është evidente se nuk mund të arrihet zgjidhje.
  • Supozimet sipërfaqësore dhe të njëanshme çojnë në intervenime kundërproduktive, kështu që gjatë përcaktimit të roleve dhe gjatë ndërtimit të qasjes duhet të merren parasysh argumente të caktuara.

REKOMANDIME PËR POLITIKËN E SIGURISË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

 

Rekomandimet për politikën e sigurisë, kryesisht kanë të bëjnë me autoritetet politike dhe me sistemin e sigurisë. Rekomandimet janë në korrelacion me prioritetet e shtetit dhe i absolvojnë të gjitha mjetet të cilat do të mund të ndihmonin në realizimin e prioriteteve të sigurisë. Rekomandimet kanë të bëjnë me arritjen e shkallës më të lartë të implementimit të masave ekzistuese dhe me inkorporimin e masave të reja të politikës së sigurisë me qëllim të ballafaqimit me kërcënimet ndaj sigurisë. Në këtë kontekst, ekzistojnë disa masa të cilat seriozisht do të ndikonin mbi formulimin dhe mbi orientimet e politikës së sigurisë. Autoritetet politike gjatë krijimit dhe zhvillimit të politikës së sigurisë duhet ta kenë parasysh pozitën gjeografike (gjeostrategjike) të shtetit, perspektivën euroatlantike dhe marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni, si mundësi të cilat e garantojnë zhvillimin e suksesshëm të sigurisë, politik dhe zhvillimin ekonomik të shtetit. Gjendja ekonomike, në masë të madhe, kushtëzohet nga udhëheqja me sukses e politikave vendase nga ana e autoriteteve politike sepse ekonomia është burimi kryesor i ruajtjes dhe mbindërtimit të sistemit të sigurisë.

Në aspekt të pozitës gjeostrategjike, Maqedonia ka pozicion qendror në rajonin e EJL dhe gjendet në drejtime të rëndësishme të komunikacionit mes Evropës dhe Azisë, të cilat janë veçanërisht të rëndësishme për shkak të qarkullimit të njerëzve dhe mallrave. Korridoret 8 dhe 10 hapin mundësi për transportin e naftës dhe gazit nga rajoni Kaspik dhe të Kaukazit, si drejtime alternative për furnizim me energji për nevojat e rajonit dhe të Evropës.

 

 

Next Post

Avdullahu i çmendur dhe Kasandra

1. Në daç shfrytëzoje aparatin shtetëror për ta bllokuar dhe penguar diasporën ta votojë Vetëvendosjen; në daç urreje veten pse nuk e ke ‘mbytur’ Vetëvendosjen n’lindje; në daç çmendu e dil cullak, në daç futja flakën, se asgjë nuk të ndihmon. Vetëvendosja i fiton zgjedhjet. Së paku mund të bësh […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: