Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Ndërmarrja Publike “Tetova Transport”- Tetovë me apel: Bllokimi i stacioneve pengon punën tonë, të gjitha shkeljet janë raportuar në SPB-Tetovë

1 min read

Njoftimi i plotë

Qytetarë të nderuar,

Edhe përkundër paralajmërimeve tona, Ndërmarrja Publike “Tetova Transport”- Tetovë, vazhdon të pengohet në punën e saj nga qytetarë jo të vëmendshëm që me makinat e tyre parkohen në nëstacionet tona e cila pengon edhe marrjen e udhëtarëve dhe bllokimin e komunikacionit rrugor. Si problem tjetër është edhe ndalimi apo parkimi në rrugën dytësore përgjatë bulevardeve, parkime këto që pengojnë lëvizjen e lirë të autobusëve dhe mbërritjen në kohë të udhëtarëve në destinacionet e tyre.

Të dashur qytetarë,

Duke i’u lutur për më shumë vëmendje, Ndërmarrja jonë ka evidentuar të gjitha këto shkelje dhe i ka paraqitur në SPB-Tetovë pas çka dënimet do të jenë të larta.

Me respekt,

Ndërmarrja Publike “Tetova Transport” – Tetovë.