Nisma e veçantë e qytetarve të Dibrës: Të ndërtohet Rruga “Lidhja e Prizrenit”

vull

Një nisëm tjetër po merr jetë në qytetin e Peshkopisë. Shumë vite me parë intelektualë të njohur të trevës së Dibrës kërkuan ndërtimin e Rrugës së Arbërit dhe ajo tashmë po bëhet realitet.

Një nga nismëtarët është Hysen Uka, një intelektual i njohur në Dibër e më gjërë. Ai dhe personalitete të kësaj zone janë angazhuar në realizimin e një tjetër investimi madhor.

“Ftojmë të gjithë të interesuarit, qytetar, parti politike, deputet e të zgjedhur vendor, grupe interesi, media, shoqata të ndryshme jo qeveritare, të marrë pjesë në një takim të lirë, me datë 16 qersor 2021, orën 12.00 në ambjentet e Pallatit të Kulturës, për paraqitjen e nismës project-ide, për ndërtimin e Rrugës Lidhja e Prizrenit.”, shkruan Hysen Uka në rrjetet sociale.

Ai shprehet se përmbajtja dhe qëllim i nismës është: ndërtimi i rrugës Lidhja e Prizrenit, një projekt i infrastrukturës rrugore, përgjatë bregut lindor të Luginës së Drinit të Zi, (Ujmbledhësit të HC-Skavicës), i cili lidh Rrugën e Arbrit me Aeroportin Zayed-Flatra e Veriut dhe Rrugën e Kombit, në Kukës.

Nisma konsiston në përgatitjen e opinionit mbarë dibran, jo vetëm të banorve të Luginës së Drinit të Zi, të cilët preken nga ndërtimi i HC-Skavices, të ndërtojmë një mendim e qëndrim të përbashkët, për të qenë partner e bashkëpunues konstruktiv me investitorin dhe qeverine, që përmes realizimit të kësaj project-ideje komplekse strategjike, infrastrukturore dhe urbanizuese, ndërtim vendbanimesh të reja përgjatë koridorit rrugor Lidhja e Prizrenit duke ruajtur njësitë aktuale komunitare, dhe duke shmangur shpopullimin e Dibrës, të maksimalizojmë përfitimet, kompensimin dhe dobishmërinë që do të vinin nga realizimi i HC-Skavicës dhe Rrugës Lidhje Shqiptare e Prizrenit

“Rruga Lidhja e Prizrenit do të kyçet me Rrugën e Arbrit dhe do të jetë e të njëjtës kategori C2, me të. Komuniteti dibran, tashmë ka një përvojë të mirë për nisma të tilla zhvillimore, pasi të organizuar e largëpamës, ne bëmë të mundur realizimin e projektit madhor, ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Kjo nisëm, ka nevojë për mendimin, vullnetin dhe mbështetjen e çdo qytetari, banori të Dibrës, me qëllimin e mirë që sa më shpejtë të jetë realitet.” shkruan Uka.

Next Post

Ura e Zogut në Milot, asnjë ndërhyrje nga instancat për ta shpëtuar

Ndonëse është një ndër monumentet më të veçanta në Shqipëri për shkak të konstruktit të saj, ura me harqe në Milot po vijon të shkatërrohet e pikërisht nga instanca shtetërore. Prurjet e lumit Mat gjatë muajve të shirave janë të pashmangshme, pasi sasia e ujit që rrjedh në këtë lum […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: