Nuhiu: RMV-ja dhe Kosova nënshkruan marrëveshje për ndihmë juridike në lëndët civile
1 min read
Maqedonia e Veriut dhe Republika e Kosovës sot nënshkruan marrëveshje për ndihmë juridike në lëndët civile, ku të pranishëm gjatë aktit të nënshkrimit ishte ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç dhe zëvendësministri Agim Nuhiu ndërsa nga pala kosovare, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu u shprehë se thellimi i bashkëpunimit juridik në çështjet civile në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës ishte aspiratë e jonë.
“Golgota e qytetarëve të vendit tonë dhe të Kosovës për t’i realizuar interesat e tyre juridike nga e drejta familjare, e drejta pronësore, e drejta trashëgimore, e drejta e punës dhe e drejta e detyrimeve morri fund! Formalizuam Marrëveshjen me Kosovën për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile. Ndihma e ndërsjellë juridike, njohja dhe ekzekutimi i vendimeve gjyqësore dhe të arbitrazhit paraqesin thelbin e kësaj marrëveshje,” u shprehë, Nuhiu.
You must be logged in to post a comment.