Osmani i prezantoi katër Këshilltarët e parë ekonomik të cilët do të dërgohen në Varshavë, Mynih, Ankara dhe Abu Dabi

vull

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot në kuadër të plotësimit të aktiviteteve të parapra të cilat dalin nga misioni i mandatit, në drejtim të revitalizimit dhe përforcimit të diplomacisë ekonomike, i prezantoi katër Këshilltarët e parë ekonomik, të cilët do të dërgohen në kuadër të Ambasadave tona për t’i udhëhequr dhe implementuar politikat ekonomike për secilin vend dhe rajon në veçanti.

Në pjesën e parë të pilot projektit, Ambasadori Ilija Psaltirov, i cili është i doktoruar në shkencat ekonomike, do të dërgohet në Varshavë, prej nga, krahas Polonisë, në kuadër të aktiviteteve ekonomike, do të mbulohen edhe vendet tjera nga Grupit të Vishegradit, siç janë Çekia, Sllovakia dhe Hungaria.

Abdilxhemil Saiti, do të shkojë në Gjermani edhe atë në Konsullatën tonë në Munih, prej nga do të mbulohen aktivitetet ekonomike edhe për Austrinë – dy vende të cilat janë partnerë të mëdhenj ekonomik të vendit tonë.

Suzana TunevaMagjistër në marrëdhëniet ndërkombëtare ekonomike, do të dërgohet në Ambasadën tonë në Ankara, kuptohet destinacion i rëndësishëm në aspektin ekonomik, duke marrë parasysh relacionet e thella ekonomike të cilat tashmë janë krijuar me Republikën e Turqisë.

Bekri Ajdini, Magjistër në ekonominë ndërkombëtare, i cili që nga fillimi jo vetëm që është i përfshirë, por është edhe i angazhuar për portfolion EXPO 2020 Dubai. Ai tashmë ka njohuri specifike të raporteve ekonomike me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në përgjithësi rajonin e Gjirit, ndaj, në mënyrë përkatëse do të dërgohet në Ambasadën tonë në Abu Dabi.

“Detyra e këshilltarëve ekonomik do të jetë, kuptohet, t’i prezantojnë potencialet e Republikës së Maqedonisë së Veriut si destinacion tërheqës për investime të huaja; ta promovojnë vendin si destinacion atraktiv turistik; t’i  promovojnë potencialet tona eksportuese; por edhe në përgjithësi ta promovojnë Maqedoninë e Veriut, si brend ekonomik dhe politik, që paraqet pjesë të shoqërisë bashkëkohore”, theksoi Osmani.

Përveç dërgimit të Këshilltarëve ekonomik, në kuadër të projektit për përforcimin e diplomacisë ekonomike, Osmani njoftoi edhe mbajtjen e video-konferencave me partnerët tanë në këto vende dhe rajone.

“Pres që gjatë periudhës së muajve në vazhdim, në pajtim me protokollet që i imponoi Pandemia, të fillojmë me video takime dhe prezantime me partnerët tanë dhe kolegët nga Polonia, Çekia, Sllovakia, Hungaria, Austria, Gjermania, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vendet e Gjirit; aktivitet për çka kryesisht do të angazhohen këshilltarët ekonomik, të cilët i prezantova sot”, tha Osmani.

Ministri shtoi se në fazën e radhës, të këtij pilot projekti, në shënjestër janë edhe disa misione multilaterale ekonomike. Në koordinim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Ekonomisë, në gjysmën e dytë të vitit do të dërgojmë përfaqësues tonë edhe në Organizatën për Ushqim dhe Bujqësi  në Kombet e Bashkuara apo FAO, në Romë, si dhe përfaqësues në zyrën e Organizatës Tregtare Botërore në Gjenevë.

Next Post

Rama pretendon se e ka parë dokumentin duke ndryshuar kufijtë e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri shqiptar Edi Rama konfirmoi ekzistencën e një harte në lidhje me ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor. “Kam biseduar me të (Janez Jansa) shumë kohë më parë. Unë gjithashtu kam parë dokumentin që u botua. “Nuk kam asnjë koment”, tha Rama në emisionin “Zgjedhjet 2021”. Të enjten, portali slloven Uncensored.i publikoi […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: