PDIU: Gëzuar 8 Marsin, shqiptaria falë jush ka më shumë mençuri e hijeshi!

Arvanit Cameria

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas shprehim vlerësimin e mirënjohjen e madhe për aktivizmin dhe kontributin e grave dhe vajzave për zhvillimin e vendit tonë. Gratë shqiptare kanë zhvilluar sipërmarrje të suksesshme në disa sektorë dhe po mposhtin stereotipet gjinore përmes arritjeve të tyre në fushën e artit, biznesit dhe botës akademike. Përdorimi i ekspertizës së tyre është thelbësor për një të ardhme më të ndritur për Shqipërinë.
Po ashtu, dëshirojmë të shprehim angazhimin e PDIU-së për të mbështetur fuqizimin e grave, që shpesh në rrethana jashtëzakonisht të vështira, përballen me pengesa të vazhdueshme për pjesëmarrjen e tyre politike.
PDIU mbështet përpjekjet për të kapërcyer këto pengesa dhe gjykon që avancimi i pjesëmarrjes së grave në të gjitha nivelet e qeverisjes është një hap që duhet ndërmarrë përtej kuotave gjinore.
Ne do të vazhdojmë të punojë për përfshirjen e mëtejshme dhe fuqizimin e grave në vendimmarrje në nivel lokal dhe kombëtar.
Gëzuar 8 Marsin grave, vajzave, nënave dhe motrave tona! Shqiptaria falë jush ka më shumë mençuri e hijeshi!
Në foto: Vajzë çame veshur me kostumin e Prevezës.
Next Post

PDIU Tiranë i përgjigjet Ramës: Do kujtohesh si vemja e hedhur me neveri në koshin e plehrave të historisë së tranzicionit

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, dega Tiranë ka reaguar ditën e sotme lidhur me deklarata e kryeminstrit Edi Rama, i cili ironizoi sot aleatët e koalicionit opozitar. PDIU Tiranë i përgjigjet kryeministrit, duke thënë se shërbetori i banditëve do kujtohet si vemja e hedhur me neveri në koshin e plehrave […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: