PDIU Tiranë i përgjigjet Ramës: Do kujtohesh si vemja e hedhur me neveri në koshin e plehrave të historisë së tranzicionit

Arvanit Cameria

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, dega Tiranë ka reaguar ditën e sotme lidhur me deklarata e kryeminstrit Edi Rama, i cili ironizoi sot aleatët e koalicionit opozitar.

PDIU Tiranë i përgjigjet kryeministrit, duke thënë se shërbetori i banditëve do kujtohet si vemja e hedhur me neveri në koshin e plehrave të historisë së dhimbshme të tranzicionit Shqiptar, duke shtuar se 25 prilli po vjen për të të lënë lakuriq në Surrelin tënd.

Reagimi i plotë i PDIU Tiranë

Babloku makiavelist i tipit “ një pallat , një votë” ky personazh emblematik si përfaqesues i korrupsionit institucional e politik, që e nisi karrierën duke shitur ikona të vjedhura, duke ndryshuar fasada e shitur leje ndërtimi e njohur gjerësisht si Mister 20%, ky investim okult i qarqeve antishqiptare , ky klloun që ka 21 vjet në pushtet e qeverisë me propagandë që do e kishte zili edhe Musolini, ky intrigaxhi i vogël por shterues i madh i arkës së shtetit që e ndan me miqtë e tij oligarkë ditën për diell, e ku Nustreti e ka kuzhinierin e tij për shpurën e tij perverse të zullumqarëve që po fut me shpejtësi nëpër lista me shpresën se do i shpëtojnë drejtësisë nesër, ky individ i pashpresë që kanabizoi vendin, kriminalizoi politikën e polarizoi shoqërinë nga pabarazia , ky i njeri i pabesë e i paburrë që largoi mbi 400 mij shqiptarë nga trojet e tyre, ky që shiti Çështjen Çame si axhendë personale e dhuroi detin e shqiptarëve e vendos për shitjen e çdo prone sikur tja kishte lënë Neta me Kristaqin, ky shërbetor i banditëve që i ka premtuar kulla, porte e aeroporte, licenca minierash e telekomunikacioni, e që do mandate për të shkatërruar këtë vend të bekuar nga zoti, e bëmat e tua nuk mbarojnë o Edvini dymetrosh që e mat hajdutllikun me metra që do e kishte zili dhe libri i Guines, ti do kujtohesh si vemja e hedhur me neveri në koshin e plehrave të historisë së dhimbshme të tranzicionit Shqiptar, 25 prilli po vjen me furi për të dhënë përgjigjen e merituar e për të të lënë lakuriq në Surrelin tënd në vetminë tënde të madhe duke pritur drejtësinë të trokasi në dyer e të japësh llogari njëherë e përgjitmonë për çdo të keqe që i ke bërë këtij vendi , koha jote ka përfunduar!!

Next Post

Jovanoviq: Euroobligacioni është emetuar në kohë të duhur, norma e interesit është vërtetë e mirë

“Unë vazhdimisht e kritikoj këtë qeveri sa i përket politikave ekonomike, por do ta vlerësoj sa i përket Euroobligacionit. Kjo normë interesi është me të vërtetë e mirë. Ekziston një rregull i pashkruar – nëse norma e interesit për borxhin publik është më e ulët se norma e rritjes së […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: