Plasin skenarët post-gusht, Berisha arrestohet në shtator, pasohet nga Meta, priten trazira që do sjellin qeveri teknike me kryeministre grua, SHBA heq vizat me Shqipërinë dhe BE hap negociatat në dhjetor

vull

Vjeshta pritet të sjellë zhvillime shumë të bujshme në vend. Amerikanët kanë dhënë sinjale se nuk ka më pandëshkueshmëri, por duket se është shumë e afërt dita kur do të nisin arrestimet në nivele politike. Gazeta “Sot” ka siguruar një mesazh konfidencial në gjuhën angleze, i cili ditët e fundit po qarkullon fuqishëm në telefonat e politikanëve, gazetarëve, personaliteteve dhe në internet. Bëhet fjalë për një mesazh me skenarë post-gushti. Gazeta u interesua për të verifikuar se kush është burimi i mesazhit dhe sa i vërtetë është, por nuk dihet saktësisht ai që e ka shpërndarë i pari atë. Megjithatë ky mesazh po shpërndahet shumë ditët e fundit në rrethe të ngushta politikanësh dhe paralajmëron zhvillime bombë në shtator. Fakti që mesazhi është në anglisht të bën të dyshosh që mund të ketë dalë dhe nga selitë diplomatike, por që mbetet e pakonfirmuar. Sipas këtij mesazhi që po qarkullon edhe në internet, në shtator pritet të bëhet arrestimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa do pasohet nga presidenti Ilir Meta. Po ashtu, thuhet se kjo do sjellë protesta të shumta në vend dhe kryeministri Edi Rama do të detyrohet të tërhiqet duke i hapur rrugën një qeverie teknike në bashkëpunim me PD. Në krye të kësaj qeverie do të vendoset një grua. Ndërkohë më pas SHBA mund të heqë vizat me Shqipërinë dhe BE do hapë negociatat. “Arrestimi i Sali Berishës pritet në shtator. Atëherë do të shpërthejnë protesta shumë të mëdha. Pas Sali Berishës do të arrestohet edhe Meta. Protestat do të jenë aq të mëdha sa do të detyrojnë shumicën parlamentare të propozojë për kryeministre një femër, e cila do të udhëheqë një qeveri të krijuar me ministra teknikë. Gjatë kësaj periudhe do të ketë arrestime pothuajse çdo ditë. Në dhjetor, Amerika heq vizat për shqiptarët dhe kroatët. Bashkimi Evropian hap negociatat për Shqipërinë”, thuhet në mesazh.

Argumentet

Mesazhi në fjalë ka disa javë që qarkullon dhe njëri prej elementëve në të është konfirmuar ditët e fundit, çka e shtyu gazetën ta publikonte. SHBA para pak ditësh mori vendimin për të hequr vizat me Kroacinë, falë luftës së paepur të këtij shteti ndaj të korruptuarve. Pra pjesa e fundit e mesazhit duket se është reale. Sa i takon emrave të tjerë mbetet të shohim shtatorin, por sinjalet janë se ky mesazh ka shumë të vërtetë brenda. Së pari arrestimi i ish-kryeministrit Sali Berisha është diçka që pritet. SHBA e shpalli “non grata” me qëllim që ta largojë nga politika dhe ai po bën shumë rezistencë. Rruga e vetme për ta larguar është hetimi penal. Sa i takon presidentit, nuk mund ta themi me saktësi se arrestimi do të ndodhë 2 ditë më pas, por ai është në proces shkarkimi dhe në vjeshtë mund të mbetet pa imunitet, çka e bën pre të lehtë të drejtësisë. Pjesa e protestave padyshim që qëndron, pasi nëse arrestohen Berisha e Meta, militantë e tyre do të tentojnë revolta. Ndërkohë ajo që i lidh të gjitha është qeveria teknike. Është folur fort këto kohë që mund të kemi një bashkëqeverisje PD-PS me bekimin e ndërkombëtarëve. Një gjë e tillë duket e vështirë me Ramën kryeministër dhe sinjalet janë se ajo mund të drejtohet nga një grua socialiste. Pjesa e fundit është ajo e vizave, ku fakti që për Kroacinë janë hapur, nuk është çudi të ndodhe dhe me ne. Ndërkohë negociatat janë proces që pritet. Megjithatë duhet të pritet vjeshta për të konfirmuar nëse ky mesazh është i vërtetë. E vetmja gjë e sigurt është se ai po qarkullon fort në korridoret e politikës dhe kudo flitet për furtunë arrestimesh në shtator.

Next Post

Shaqiri: Krijimi i Agjencisë digjitale – shtytës kryesor drejt një shoqërie dhe administrate digjitale

Digjitalizimi i administratës shtetërore është prioriteti ynë kryesor gjatë këtij mandati. Si parakusht në çdo seancë qeveritare është pikërisht digjitalizimi!   Pas konsultimeve intensive me palët e interesuara nga vendi dhe jashtë vendit, ne vendosëm në Regjistrin e unifikuar nacional elektronik të RMV-së (ENER) Ligjin për sigurinë e rrjeteve dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: