Procedura për largimin e prapashtesës IQ(Ć) dhe VIQ(Ć) në Mal të Zi

vull

1. Vërtetimi që nuk ndjekeni penalisht (nxirret ne gjykatë, procedurë e thjeshtë)

2. Në zyren e letërnjoftimeve plotësoni kërkesën për korrigjimin e mbiemrit

3. Pas 30 ditësh ju japin vendimin që mbiemri juaj nuk ka më IQ ose VIQ

PSE I KEMI MBIEMRAT ME -VIQ?

QË TË THOJNË QË NUK JEMI SHQIPTAR POR SLLAV!

Në kohën e Mbretërisë Jugosllave, në menyrë të organizuar, shqiptarëve në Mal të Zi, pa dëshirën e tyre, iu janë vendosë prapashtesat IQ dhe VIQ!

Qëllimi ishte që të tregohet që në këto anë nuk ka shqiptarë por popullatë me origjinë sllave!

Sot poashtu VIQ-i është element asimilues tek gjeneratat e reja të cilat lindin me prapashtesën VIQ dhe e cila i bëhet pjesë e identitetit të tyre!

E KAM ME VIQ! A KAM MBIEMËR SHQIPTAR UNË?

JO!  JU KENI MBIEMËR SLLAV!

Mbiemrat shqiptarë nuk kanë VIQ(Ć)! Ju jeni shqiptar por mbiemrin e keni sllav!
Ka shqiptarë edhe me mbiemra anglez por të jesh shqiptar nuk e bën edhe mbiemrin shqiptar!

Shembull: Mbiemri Hasani është mbiemër shqiptar. Kur i shtohet prapashtesa VIQ bëhet Hasanoviq. Hasanoviq është mbiemër boshnjak d.m.th mbiemër sllav!

Edhe nëse parapashtesën VIQ e shkruani me alfabet shqip (jo VIĆ) përsëri mbiemri mbetet sllav!

A LEJOHET  KORRIGJIMI I  MBIEMRIT?

PO!

Mali i Zi e ka bërë shumë të lehtë korrigjimin e mbiemrit!

Ju duhet vetëm vërtetimi që nuk ndjekeni penalisht (merret ne gjygj) dhe të plotësoni formularin në zyren e letërnjoftimeve!

Për vetëm 30 minuta angazhim fëmijët, nipat, stërnipat….dhe i gjithë fisi Juaj nuk do të ketë më VIQ sot e 1000 vjet!

ME VIQ ËSHTË SËRBISHT KURSE PA VIQ ËSHTË SHQIP, APO?

JO!  MBIEMRAT NUK PËRKTHEHEN!

Nuk mund të keni një mbiemër shqip kurse mbiemër tjeter sërbisht!

Mbiemri është një dhe ju keni at mbiemër që keni në letërnjoftimin tuaj!

Next Post

Ahmeti – Lajçak: Ballkani meriton paqe dhe integrim

Në margjinat e Forumit të Prespës për Dialog që po zhvillohet në Ohër, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka zhvilluar takim me Miroslav Lajçak, përfaqësues special i Bashkimit Europian për bisedime mes Kosovës dhe Serbisë. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ishte pjesë e bisedës në takimin mes […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: