Ratkoceri: Deputeti i opozitës që nuk e voton qeverinë e re me “LEVICËN” është me preardhje nga Kosova

vull

Të gjithë partitë u bënë bashkë vetëm të rrëzojnë BDI-në dhe LSDM-në, por jo me fitore në zgjedhje, por me numra të deputetëve. Në mesin e bashkimit të partive ishte edhe “LEVICA” e Apasievit parti nacionailiste, anti NATO, anti BE, ani Amerikë, kundër gjuhës shqipe dhe rikthimit të njohës së Kosovës. Pas 24 orëve të fotografisë e cila tronditi opinionin dolën zëra se disa deputet shqiptarë të opozitës janë tradhëtuar nga liderët e tyre dhe Mickoski se në mesin e këtij bashkimi gjendjet edhe “LEVICA” e Apasievit. Pas këtij mashtrimi një deputet me orgjininë kosvare është i prerë se nuk do të votojë një qeveri të re ku merr pjesë “LEVICA”. Gazetari Arben Ratkoceri thotë se deputeti i opozitës shqiptare që ka bllokuar procesin e formimit të qeverisë së re është me origjinë Kosovare. Sipas Ratkocerit, deputeti nuk do që të jetë në bashkëqeverisje me një parti që angazhimin publik dhe platformën e ka të bazuar në tërheqjen e njohjes sê pavarësisë së Kosovës, nga Maqedonia, përcjell TS.

Rastësisht apo jo, deputeti i opozitës shqiptare që ka bllokuar procesin e formimit të qeverisë së re është me origjinë Kosovare. Sipas tij, ai nuk do që të jetë në bashkëqeverisje me një parti që angazhimin publik dhe platformën e ka të bazuar në tërheqjen e njohjes sê pavarësisë së Kosovës, nga Maqedonia. Këta deputet pro-rus e të vet-deklaruar si anti-NATO e anti- BE, janë përcaktuesit e shumicës së re eventuale.
p.s Lokalizëm ndoshta, por deri më sot ky është fakt dhe të shohim se çfar të reja do na sjell e hëna e tutje” ka shkruar Ratkoceri.

Ndryshe edhe simpatizuesit e partive shqiptare opozitare janë kundër një bashkëpunimi me LEVICA-n pasi në rrjetet sociale vazhdojnë të kundërshtojnë një bashkëpunim të tillë duke i quajtur edhe tradhëtar ata që do të votojnë një qeveri të re me Apasievin. Nëse deputeti i opozitës nuk e jep votën për rrëzimin e qeverisë, atëherë kryetari i VMRO-së do të dështojë në formimin e qeverisë së  re për ti bërë 61 deputet./TS/

Next Post

PLD dhe DOM nuk do të votojnë mosbesimin e Qeverisë

PLD dhe DOM nuk do t’i votojnë mosbesimit Qeverisë, pasi nesër lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski njoftoi se do të paraqesë në Kuvend iniciativë për votim mosbesimi. Të pyetur deputetët Monika Zajkova dhe Bobi Mojsoski nga PLD se a do ta mbështesin mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, ata për Fokus […]

Subscribe US Now