Retina Halili: Stilimin e kam dhuratë nga mamaja ime

Kohanews Admin

Ajo është stiliste e re por e njohur pothuajse kudo në Shqipëri e jashtë saj. Retina Halili, bijë e një stilisteje artiste në fushën e saj Merita Halilit, vjen në një intervistë të veçantë për të folur rreth punës, pasionit dhe karrierës si kreatore veshjesh për të rritur dhe fëmijë. Fustane nusërie, fustane mbrëmjesh, veshje për fëmijë e jo vetëm, janë pikat bazë ku mbështetet puna e Retinës. Flasim më tej me të…!

-Retina, si fillim do donim një prezantim tëndin për lexuesit tanë, çfarë do thoje për veten dhe për angazhimet e tua?

-Përshëndetje! Unë jam Retina Halili,e diplomuar në universitet, bachelor dhe master shkencor në Tiranë për Teknologji Ushqimore në 2016,u ktheva në Krujë ku dega ime nuk kishte shumë opsione aty ,aty fillova të jap një dorë tek biznesi i mamasë sime, si menaxhere e sallonit të saj dhe aty më lindi dëshira të hapja dhe unë një biznes timin,në 2017 inagurova  “Retina Bridal”për fustane nusërie dhe fustane mbrëmje,në atë kohë fustanet e sallonit tim i bënte mami im stilistia Merita Halili dhe stafi i saj. Jam e lumtur që “Retina Bridal” është një sukses tashmë prej 5 vjetësh.

-Stilimi a është ndër premisat e tua për të bërë karrierë?

-Po është! Unë nuk kam bërë shkollën për stilim dhe qepje, por mua m’a ka mësuar mami  zanatin.  Jam e lumtur që disi po ndjek hapat e saj dhe akoma më e lumtur që deri diku kam nisur bashkëpunimet që kishte mami im kur ishte në Shqipëri, sepse tashmë ajo jeton në USA.

-Çfarë të pëlqen të stilosh më shumë, fustane nusesh, fustane eventesh…?!

-Mua më pëlqen të stiloj fustane ku në të i përmbledh të gjitha llojet. Çdo fustan që krijoj më jep kënaqësi kur e mbaroj dhe më del perfekt siç e dëshiroja unë të jetë, më pëlqen shumë dhe më gëzon pa masë idea që edhe pse jam në fillimet e mia si stiliste e rrobaqepëse kam kaq shumë klientet që besojnë mua fustanet e tyre për evente të rëndësishme. Jemi në sezonin ku nuset zgjedhin fustanin e tyre,ku maturantet dhe minimaturantet realizojn fustanet për festat e tyre ndërsa vajzat e vogla mbaruan 1 qershorin dhe stilojmë për ditëlindjet e tyre.

-Rrjetet sociale sa të kanë ndihmuar për t’u bërë e njohur në punën tënde?

-Pothuajse të gjithë punën time,reklamën dhe prezantimin e fustaneve e bëj në instagram i cili më ka ndihmuar të rritem shumë dhe të njihem në shumë vende si në Shqipëri dhe jashtë saj.

-Ke marrë pjesë në organizime të ndryshme dhe një ka qenë “Miss Tradita” veshjet tradicionale kërkohen shumë nga masa për evente të ndryshme?

-Po, është e vërtetë që kemi marrë pjesë në shumë evente,organizime ku kemi prezantuar punën tonë me veshje të ndryshme dhe veshjet tradicionale kanë hapsirën e tyre në dasmat shqiptare por edhe në evente të tjera.

 

-Mamaja jote siç edhe e the vetë, është një nga stilistet më të mira, sa ke marrë nga talenti i saj që je bërë kaq profesioniste?

-Pa diskutim sic e ka emrin Merita ashtu cdo merit e imja i takon mamit tim dhe pse është shumë larg tashmë në Miami akoma më mëson kur kam vështirësi për diçka.

-Veshjet për fëmijë janë një nga drejtimet që ti i ke dhënë shumë rëndësi, si po shkojnë kërkesat për veshje fëmijësh?

-Më pëlqen, sepse siç gëzojnë nuset në ditën e tyre të gëzojnë dhe fëmijët që janë e ardhmja jonë,më lumturon fakti si vajzat e vogla emocionohen kur veshin fustanet e tyre si princesha në përalla. Prek 3 vitesh kam hapur një faqe në instagram @little princes Arya dhe Elea dhe jam shumë e kënaqur me kërkesat që më vijnë edhe për veshje fëmijësh.

-Me cilët emra ke bashkëpunuar më shumë për realizimin e fotove apo edhe prezantimin e modeleve të reja të fustaneve që stilon?

-Unë kam vëllain tim fotografin më In të momentit Klevin Halili që më realizon foto aq të bukura dhe nxjerr në pah çdo detaj të fustaneve si dhe me modelen time të bukur Trejsi Sejdini që m’i prezanton aq bukur me bukurinë dhe hijeshinë e saj. Jam me fat që rrethohem me profesionistë.

-Merr mesazhe vlerësimi, kritika, falenderime?

-Sigurisht që po. Tek puna ime më shumë kam marrë mesazhe të mira dhe falenderime pafund, kur mbarojnë festat e tyre klientet e mia, por dhe kritikat që më shumë vijnë nga mamaja ime Merita. Ato s’më mungojnë kurrë.(Buzëqesh)

-Në fund si do e mbyllim këtë intervistë?

-Në fund kam një buqetë me falendërime. Dua t’ju falenderoj juve për këtë intervistë kaq të përmbledhur. Faleminderit Zotit për çdo arritje timen. Faleminderit familjarëvr të mi që më besuan dhe më mbështesin në çdo hap dhe vendim që unë marr. Janë një ndihmë e madhe për mua. Falenderoj pafund çdo klient që beson në punën time.

Next Post

Hoxha: Janë respektuar të gjitha afatet ligjore për shpërbërjen e Këshillit të Komunës së Tetovës

Të gjitha afatet ligjore për shpërbërjen e Këshillit të Komunës së Tetovës janë respektuar. Pas miratimit të vendimit të djeshëm qeveritar për shpërbërjen e Këshillit të Komunës së Tetovës, procedura e mëtutjeshme vazhdon në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas çka do të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme për […]

Subscribe US Now