Së shpejti Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të miratojë Propozim-ligjin për themelimin e Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve

vull

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Muamet Hoxha në takim me gazetarët theksoi se brenda 15 ditësh Ministria e Drejtësisë duhet të dorëzojë deri në Qeverinë e RMV Propozim-ligj për themelimin e Isnpektoratit për përdorimin e gjuhëve. Themelimi i Inspektoratit është obligim që del nga Ligji për përdorimin e gjuhës.

“Qeveria në mbledhjen e fundit obligoi Ministrinë e Drejtësisë që në afat prej 15 ditësh, të dorëzojë Propozim-ligj për themelimin e Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve. Themelimi i Inspektoratit parashihet me ligjin për përdorimin e gjuhëve ku thuhet se : Parimet, kompetencat, organizimin e inspektimit dhe procedurat e mbikëqyrjes inspektuese të Inspektoratit për përdorim të gjuhëve rregullohen me ligj të veçantë. Njëkohësisht, Qeveria i obligoi respektivisht ju sugjeroi të gjitha institucioneve që gjatë përgatitjes së vulave të respektojnë këtë ligj, në rastet ku nuk ka dispozita për përdorimin e gjuhëve, referencë udhërrëfyese të jetë ligji për përdorimin e gjuhëve”, theksoi zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në takimin e sotëm me gazetarë.

Next Post

Në Universitetin e Tetovës kompania Ecolog International i prezantoi ofertat për trajnim dhe punësim të studentëve

Kompania prestigjioze ndërkombëtare Ecolog International, sot në hapësirat e Universitetit të Tetovës, para absolventëve shpalosi ofertat dhe mundësitë e trajnimeve që kjo kompani i ofron për studentët, të cilët janë në përmbyllje të studimeve. Përgjegjësi për rekrutim i kësaj kompanie, z. Mislim Hasipi, gjatë prezantimit të kompanisë Ecolog International, shprehu […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: