Fjalim i Kryetarit të Komunës së Zhelinës:
Mirëprita sot, bashkëpartiakun, njëherit drejtorin e Agjencisë së Punësimit të RMV- së, ku bashkërisht bëmë hapjen e Zyrës së disperzuar të Qendrës së Punësimit këtu në hapësirat e komunës së Zhelinës. Pas Njësisë Rajonale të MBPEU- së, tashmë po jetësojmë edhe këtë projekt të rëndësishëm për qytetarët tanë, të cilët shërbimet e Agjencisë për punësim do t’i marrin në ambientet e komunës së Zhelinës, duke mos patur nevojë të shkojnë në qytetin e Tetovës.
Faleminderit drejtorit Abdush, për këtë vendosshmëri dhe përkushtim të vazhdueshëm, që të hapet kjo zyrë në komunën tonë, që për ne dhe qytetarët tanë ka qenë kërkesë e kahmotshme.
Urime të gjithë banorëve të komunës së Zhelinës!

You must be logged in to post a comment.