Sërish dështon Aleanca dhe Ziadin Sela – s’ka koalicion!

Blerand Rexhepi

Koalicioni trepalësh mes Aleancës për Shqiptarët, Lëvizjes Besa dhe Alternativës përfundimisht nuk do të bëhet realitet konfirmon për TV21 Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së Arben Taravari.

“Përfundimisht koalicioni trepalësh nuk mund të arrihet. Sot ose nesër do të takojmë të dyja palët, e më pas do të mblidhet Kryesia Qendrore e ASH-së për të vendosur se me cilën parti do të bëjë koalicion parazgjedhor” tha Taravari për TV21.

Taravari nuk pranoi të komentojë se cila nga dy partitë, Alternativa ose Besa, ka shanse më të mëdha për të koalicionuar me ASH-në.

Arsyeja pse ky koalicion nuk po arrihet është se Alternativa nuk pranon që pjesë e koalicionit tresh të jetë Lëvizja Besa, parti nga e cila Alternativa edhe ka dalë si fraksion politik. Iniciatore e koalicionit trepalësh ka qenë ASH, por tani që kjo ide duket e pamundur, partisë së Selës i mbetet të zgjedhë se me cilën parti do të shkojë drejt zgjedhjeve të 12 prillit, raporton TV21.

Next Post

Bekteshi në Panairin e bizneseve në Saraj: Mbështeshim biznesin me qëllim të hapjes së vendeve të reja të punës dhe paga më të larta

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi mori pjesë në Panairin e kompanive të komunës së Sarajit nën organizim të Fondacionit Albiz. Ministri gjatë fjalimit të tij para të pjesmarrësve në këtë Panair theksoi se numri i madh i kompanive të pranishme flet për suksesin e tyre dhe dëshirën e tyre për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: