Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Shkupjanët pinë ujë të pastër dhe të sigurt

1 min read

Banorët e Shkupit pinë ujë të pastër dhe të sigurt, konfirmuan sot nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”. Cilësia e ujit të pijshëm nga sistemi i ujësjellësit në Shkup kontrollohet në Sektorin për kontroll sanitar të NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” pjesë përbërëse е të cilit janë laboratorët e akredituar sipas ISO 17025. Nëpërmjet procesit të kontrollit, i cili nënkupton monitorimin e vazhdueshëm dhe respektimin e standardeve të larta, konfirmohet cilësia dhe siguria e ujit të pijshëm, i cili renditet lartë në suaza evropiane.

Sot për vizitë pune në Sektorin për kontroll sanitar ishte edhe drejtori i NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, Zlatko Perinski, i cili u njoh me procesin e punës dhe procesin e kontrollit të ujit, i cili kryhet çdo ditë nëpërmjet mostrave nga 50 vende matëse në qytetin e Shkupit.

Përveç njohjes me proceset të cilat kryhen në laboratorin kimik, mikrobiologjik dhe molekular, Perinski u njoh edhe me projektet në vijim. Ai u informua edhe për funksionimin e Sektorit për kontroll sanitar laboratorët e të cilit në bazë të  rezultateve të tyre u afrohen laboratorëve me nivel evropian dhe botëror.