Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Si do të përballemi me krizën energjetike, a kemi strategji nacionale energjetike

3 min read

Në samitin e G20-s që u mbyll të dielën, liderët e G20-s ranë dakord që “të jenë vigjilentë në lidhje me evolucionin e tregut të energjisë”, duke siguruar që energjia të jetë “e përballueshme”. Në Europë, dimri po afron, por ekziston kërcënimi i krizës energjetike.

Sipas gazetës “The Economist”, për shkak të çmimeve të larta të gazit natyror, çmimet e energjisë elektrike me shumicë në Gjermani dhe Francë janë rritur përkatësisht me 36 % dhe 48 % që nga shtatori. Raporti i Konfederatës së Bashkimit Evropian (ETUC) tregon se rreth 3 milionë punonjës të BE-së nuk kanë para të mjaftueshme për të paguar faturat e ngrohjes dhe ky numër është në rritje. Në këtë drejtim, shumë vende europiane janë shqetësuar, gjë që ofron edhe një “justifikim” që disa media europiane të fajësojnë vendet e tjera.

Thomas Wright, drejtori i Qendrës Amerikano-Europiane të Institutit “Brookings” në ShBA, tha me shqetësim: “Bota po ndahet gjithnjë e më shumë. Por kemi gjithnjë e më pak zgjidhje.” Sidoqoftë, dimri po vjen, dhe nëse qeniet njerëzore që janë të lidhura me njëra-tjetrën do të punojnë së bashku për t’u ngrohur, apo do të kritikojnë njëra-tjetrën, kjo çështje është e denjë për mendimin e të gjithëve.

Krizat nuk janë të njejta nga natyra përbërëse,shumë kriza me lehtësime janë zgjedhur,mvarsisht ku ndodhin,dhe kush i gjeneron. Mirëpo kur bëhet fjalë për kriza energjetike,shqetsohen qeveritë dhe e vënë në disponim të gjithë arsenalin posedues,deri te mëe keqja gjer te  armatimet e sofistikuara.

Kur e gjthë evropa,është e shqetsuar për reziqet të cilat munden të janë represive për ekonominë nacionale,dhe disbalancet,prishje të ekuilibrit paqsor në evropë,gjegjsisht edhe në botë.

Energjia vazhdimisht ka qenë,fatale për vendet të cilat e kanë në disponim,sepse kompanitë gjigante,kanë inicuar metoda të paskurpullta që ta venë në disponim të tyre,për të mos e humbur hapin e zhvillimit ekonomik,dhe mos të ngelin pas proçeset tekniko teknologjike.

Shtrojmë pyetjen,si e pranoi qeveria e RMV,alarmin e krizës energjetike nga samiti i G20-së. Edhe ne nuk do të kursehemi nga kriza energjetike.

Qeveria akoma nuk ka hartua plan nacional,për preventiv ndaj krizës ekonomike,megjithse ministri i ekonomisë,z.Kreshnik Bekteshi,me paraqitjen  mediatike,nuk u duk aq i shqetsuar sa i përket krizës energjetike, apo nuk e ka kuptuar seriozitetin e krizës.

Vendi ynë si adut e konsideron,dhe mbështetet tek Greqia,pasi që disa vite Greqia në sezonin dimror e kondenzon energjinë elektrike  tek ne,na e huazon,  pasi që atje paraqitet tepric,ndërsa gjatë sezonit veror,ne kemi tepric dhe ia kthejmë uhanë elektrike. Ose qeveria bazohet në prognozat meteorologjike,se nuk do ketë dimër të ftohtë kët vit.

Nuk duhet që strategjia nacionale energjetike,të mbështetet në adutet e formave uhamarëse,sepse nuk e dimë se çfar strategji nacionale ka pregaditur Greqia,që të mos hendikepohemi duhet të ket qeveria strategji autonome energjetike.

Nga jo serioziteti i qeverisë,mundet ekonomia të mare grusht katastrofal,dhe mos ti realizoje prognozat e indexit zhvillimor 2,5-3,5% i parapar për vitin 2021.

Nexhat Bexheti