Sonte u formalizua Alternativa – Dega Zhelinë: Kryetar u zgjodh Ismen Kasami nga F. Llërcë

vull

Sonte, në prani të kryetarit të partisë, Afrim Gashi, deputetit të Alternativës nga zona 6, Hysni Ismaili, Sekretarit Organizativ, Mubekir Palloshi, Sekretarit për Marrëdhënie me Publikun, Zeqirija Ibrahimi, u bë formalizimi i degës Zhelinë të Alternativës, ku në mënyrë unanime nga kuvendarët për kryetar dege u zgjodh Ismen Kasami nga fshati Llërcë – Komuna e Zhelinës.
Në këtë tubim, fjalë rasti para të pranishmëve kishte kryetari i posazgjidhur i degës, Ismen Kasami, i cili mes tjerash tha:”Që nga themelimi në vitin 2014-të, ne kemi dëshmuar fuqishëm se jemi me idenë politike të rrugëtimit tonë. Kjo gjë më së miri do të dëshmohet edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale të tetorit”, theksoi Kasami.


Deputeti i Alternativës nga zona e 6-të zgjedhore, Hysni Ismaili, para kuvendarëve dhe simpatizatëve të kësaj dege, në fjalimin e tij tha se: ”Falë punës sonë në skenën politike, qoftë në opozitë, por edhe në pushtet sa ishim shkurt, ne e kemi ngritur pragun e të qenit politikan. Jo se i kemi eliminuar krejt hajnat e hajdutët nga skena, porse tash ata e kanë mjaft vështirë të vjedhin ose të mos punojnë fare”, theksoi Ismaili.
I fundit para banorëve të Komunës së Zhelinës fjalë rasti kishte edhe kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i cili duke e uruar formalizimin e degës së Zhelinës tha: ”Ne jemi brumi dhe indi i idesë politike, që doli në skenën politike qysh në nëntor të 2014-tës. Sot Alternativa po dëshmon se është zë i fuqishëm edhe në Komunën e Zhelinës. Surpriza e zgjedhjeve lokale të tetorit do të jetë fitorja jonë në këtë komunë”, përfundoi Gashi.
Ndryshe, pas përfundimit të suksesshëm të reformave brendapartiake, Alternativa në zonën e 6-të zgjedhore po shihet të jetë opsioni real-fitues në këtë zonë zgjedhore në vjeshtë të këtij viti.

Next Post

Grubi: Shënojmë përvjetorin e një Dokumenti që solli paqe, ndryshoi Kushtetutën dhe hapi perspektivat euroatlantike (VIDEO)

Zëvendëskryetari i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, në fjalimin e tij theksoi se shënojmë përvjetorin e një dokumenti të rëndësishëm i cili solli paqe, ndryshoi Kushtetutën dhe shoqërinë dhe hapi perspektivat euroatlantike. Zëvendëskryeministri i parë Grubi informoi se në organizim të Qeverisë në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: