Takim i Kryetarit Xhaferi me Sh.T. Vojcieh Ticinjski  

vull

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Polonisë, Sh. T. Vojcieh Ticinjski.

Ambasadori Ticinjski, duke ia uruar rizgjedhjen Kryetarit Xhaferi, i dorëzoi letër me urime prej Kryetarit të Senatit të Republikës së Polonisë, Tomas Grodski dhe ekzemplar të Rezolutës së miratuar në Senatin polonez në raport me situatën në Bjellorusi. Ai theksoi se Ambasada poloneze, punon në favor të marrëdhënieve të mira bilaterale, duke nënvizuar se Republika e Polonisë tërësisht e mbështet vendin tonë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, dhe është kundër çfarëdo kushtëzimi të Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë negociatave për anëtarësim.

Kryetari Xhaferi, falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Polonisë ia jep shtetit tonë dhe e potencoi Grupin e Vishegradit si shembull të bashkëpunimit ndërmjet fqinjëve, ndërsa përvojat e atij bashkëpunimi të mirëseardhura.

Xhaferi tha se Republika e Maqedonisë së Veriut e çmon ndihmën e Republikës së Polonisë në menaxhimin e krizës migrante në kufirin tonë jugor dhe e pranoi me kënaqësi kërkesën e ambasadorit Ticinjski që ekspozita me rastin e 30-vjetorit të ekzistimit të Grupit të Vishegradi, të hapet në hapësirat e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm.

Next Post

“Të kam zemër” hiti i Edison Selites

Ka një zë të mrekullueshëm dhe është gati për të pushtuar tregun e muzikës me këngë të bukura, ritmike dje që ndezin atmosferën në maksimum. Edison Selita i është shtuar listës së këngëtarëve të preferuar me projektin me titull “Të kam zemër”, këngë kjo e punuar nga Shpetasound, me tekst […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: