Taravari: Shëndetësia është beteja jonë kryesore

vull

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot ka shkruar një shkrim në rrjetin social në facebook ku ja ka dedikuar Ditës së Shëndetësisë pasi me profesion është edhe mjek.

Taravari ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti “Shën Qirili dhe Metodi”  dhe në vitin 2006 përfundoi specializimin për neurologji në Klinikën Universitare të Neurologjisë . Specializimin e dytë për mjekësi familjare në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti “ Shën Qirili dhe Metodi”  e kreu në vitin 2011.

Statusi i plotë i Taravarit:

Sot është Dita e Shëndetësisë, unë jam me profesion neurolog dhe kam pasur rastin të kaloj mijëra orë me përpjekjet, lotët e gëzimit e lotët e humbjes… nuk ka dëshirë më të sinqertë se sa ajo e njerëzve që duan shëndet për fëmijën që lufton me jetën, për çdo njeri që ka të drejtë të jetojë sa më normal!

Shëndeti është beteja jonë kryesore, le të jemi të gjithë anëtarë të kësaj sfide, posaçërisht në këto momente të rënda në planetin tonë!

Një urim të veçantë për kolegët e mi që në këto momente janë në vijën e parë të frontit kundër COVID-19.

Next Post

LPUT për punëtorët: Mos nënshkruani marrëveshje në letër të zbrazët për pushimin nga puna

Lidhja e Punëtorëve të Ushqimit dhe Turizmit  në Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë reagon ndaj informacionit se shumica e hotelerive të ushqimit kanë përjashtuar punëtorët. Sindikata u bën thirrje punëtorëve të mos nënshkruajnë ndonjë dokument të zbrazët për anulimin e kontratave të tyre të punës. – Punëdhënësit nga sektori i […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: